Gjykata e Tiranës ka lënë në burg të arrestuarit gjatë operacionit "Tempulli" në Tiranë.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.2 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë; qindra doza të lëndëve të dyshuara narkotike heroinë dhe kanabis; 12 celularë; 5 automjete; shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe valuta të tjera, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.
Personat e arrestuar për të cilët Gjykata la në fuqi masat e arrestit:
2. Durim Kurti.
3. Orterio Vila.
4. Hamza Firi.
5. Florjan Gjuta.
6. Vasjan Xhaferllari.
7. Armando Xheladini.
8. Osman Idrizi.
9. Ledio Koçi.
10. Mariglen Kushe.
11. Kevin Hoxha.
12. Rezart Maqellara.
13. Matias Selmani.
14. Ramazan Shima.
15. Denis Guci.
16. Rudina Dajlani (Sopoti).
17. Elvira Bushaj.
Kjo ishte faza e dytë e megaoperacionit të koduar “Tempulli 3’ duke arrestuar 19 persona si dhe vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të tjerë të cilët ndiqen me masa kërkimi.
Një pjesë e të arrestuarve, mund të kenë lidhje edhe me të tjerë, tashmë në pranga në kuadër të operacionit “Tempulli 1 dhe 2”, por që në këtë drejtim blutë po punojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe të tjerë të përfshirë. Celularët e sekuestruar gjatë aksionit policor pritet të hedhin dritë në të tjera detaje për policinë
Hetimet për dy procedimet e fazës së dytë të megaoperacionit “Tempulli 3” u kryen nga prokurorët e Tiranës, Drini Pali dhe Adriano Dyrmishi, ndërsa u drejtuan nga kreu i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë Arens Cela.