119 kg kokainë në Tiranë, në burg 3 të arrestuarit! Report Tv zbardh dosjen, rrugës mund të jenë hequr sasi droge! Si u kërcënua shoferi: Mu prezantuan si shteti

2 Janar 2022, 12:24| Përditesimi: 2 Janar 2022, 14:36

  • Share

3 të arrestuarit nga operacioni që zbuloi 119 kilogramë kokainë në një magazinë në Vaqarr të Tiranës fshehur mes arkave me banane ardhur me kontejner nga Ekuadori, janë lënë në burg nga Gjykata Penale e Tiranës. Arrest me burg jep gjykata penale për Marson Murataj, Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu. Kontejneri me banane u nis nga Ekuadori dhe kaloi tranzit në Itali për të ardhur në Durrës.

Report Tv ka mësuar të tjera detaje nga ngjarja e mbrëmjes së 30 dhjetorit. Në orën 18:16 minuta shoferi Hasan Salihu ka shkuar për të marrë konteinerin me banane në Portin e Durrësit dhe është nisur nga rruga e Romanatit, siç i bien gjithmonë. Konteineri është skanuar në Port dhe ka rezultuar krejtësisht i pastër. Referuar dëshmisë së tij para hetuesve, të siguruar nga Report Tv, teksa po lëvizte me kamionin katër persona i prenë rrugën në Romanat. Njëri prej tyre i hyri në kabinë dhe iu prezantua si shteti, ndërsa e kërcënoi: "Jemi shteti, mbyll gojën se përndryshe të shuajmë familjen".

Tre të tjerët kanë mundur të hyjnë brenda konteinerit dhe kanë bërë rrëmujë gjithçka dhe më pas janë larguar. Ata nuk kanë mundur të gjejnë sasinë e lëndës narkotike. Pas largimit, shoferi  Hasan Salihu ka vazhduar rrugën dhe nuk ka njoftuar policinë. Disa çaste më vonë ka konstatuar njërën prej gomave të kamionit të rënë. Në atë moment ka telefonuar shoferin tjetër Gëzim Kalaja dhe kanë ndërruar gomën. Edhe këtij të fundit nuk i ka treguar asgjë.

Të nesërmen, Salihu ka shkuar dhe ia ka treguar ngjarjen Marson Muratajt, administratorit të Zico SHPK. Ky i fundit ka njoftuar policinë, e cila është nisur drejt vendit të ngjarjes. Gjatë shkarkimit të materialeve, 10 arka kanë rezultuar më të rënda se zakonisht. Pas hapjes nga policia janë konstatuar dhjetë pako me rreth 119 kg kokainë. Janë tre momente të ndryshme dyshimi për hetuesit. I pari lidhet me vonesën për të rrëfyer ngjarjen të shoferit Salihu. I dyti është për dyshimet pse droga nuk u kap në port dhe konteineri doli i pastër. Për këtë arsye do të verifikohet edhe kompania që bënë kontrollet në Portin e Durrësit. Dhe momenti i tretë lidhet me dyshimet se deri më mbërritjen në destinacion të konteninerit janë marrë edhe sasi të tjera rrugës.

Në Itali është konstatuar i dëmtuar konteineri, çfarë ka shtuar dyshimet se mund të jetë hequr sasi droge. Mbetet e paqartë ose autoritetet e huaja nuk kanë njoftuar ato shqiptare për sasinë e lëndës narkotike.

Kujtojmë se një ditë pas ngjarjes policia njoftoi se konteineri me banane u nis nga Ekuadori dhe kaloi tranzit në Itali për të ardhur në Durrës.

Autoritetet ligjzbatuese italiane kanë konstatuar mungesën e plumçes (vulës), për këtë arsye kanë ushtruar kontroll dhe kanë konstatuar mungesë të disa arkave me banane. Pas këtij konstatimi kanë mbyllur dhe riplumbosur kontenierin, duke e shoqëruar me procesverbalin përkatës.

1641126389_1641122605MARSONMURATAJ.jpg

 

Marson  Murataj, njëri prej të arrestuarve

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taulant Balla kokloqja: 03/01/2022 13:32

    Vjen era mut kjo histori... normale ne nje shtet muti ska se cfar ere tjetër te vij.

    Përgjigju
  • Resmiu: 03/01/2022 06:46

    Mesa duket Zico sha and Gjebrea and Co kane marre informacion se droga po gjurmohej, skaneri e ka identifikuar drogen por eshte lene te gjurmohej ajo. E vetmja menyre qe te hiqej pergjegjesia ishte nje trillim i bukur qe rruges disa cuna me maska hyne ne kontenjer. Ata qe kane drogen te marrin drogen dhe kamionin bashke, nuk te ledhatojne. Gezuar vitin e ri nga familja Zico.....

    Përgjigju
  • Iris: 02/01/2022 23:44

    Per mendimin tim,M.Murataj dhe G.Kalaja jane arrestuar pa te drejte;i pari njoftoi policine sapo e morri vesh,kurse i dyti,thjesht nuk dinte gje.Tani,vertet shoferi H.Salihu mund te jete trembur paq nga kercenimi qe i bene gangot,megjithese ai duhet t'a kishte kuptuar qe asnje punonjes i shtetit nuk te thote /te shuajme familjen!/,por veprimet e tij jane megjithate te cuditshme dhe te dyshimta.Dhe ne fund,pse u ka lene kohe gangove,duke lajmeruar administratorin,le te themi 12-24 ore me vonese?!

    Përgjigju
  • Vasil Tuci: 02/01/2022 22:47

    Eshte fat per ne kontrabanda e kokaines se do ta kishim pare bananen vetem ne TV. Te vije bananja nga Haiti apo Ekuadori duhet te kushtonte 10 mije lek kg e jo 1 mije siç ben sot.

    Përgjigju
  • Shkodran: 02/01/2022 21:41

    Trafikantët kanë 20 vite që kanë korruptuar zinxhirin që kontrollon mallrat në portet nga apo ku futet droga dhe zakonisht nuk dështojnë. Ky rast është paksa ndryshe sepse diku dikush është ngatërruar dhe punës i ka dalë tymi. Historia është e sajuar pasi trafikantët janë sinjalizuar se janë diktuar nga policia! Gëzuar vitin e ri!

    Përgjigju
  • Vin: 02/01/2022 19:42

    Kto genjeshtra si ha as nipi im qe ka 2 vjeç

    Përgjigju
  • Ponte: 02/01/2022 19:35

    oo. po Arditi a do vazhdoje te reklamoje banane King mo

    Përgjigju
    • Resmiu: 03/01/2022 06:48

      Ters ne b.eshte ai edhe telebingua ka 3 vjet qe nuk paguan taksa dhe ai bertet blini bileta te paguhem une dhe Frangaj

  • Niku: 02/01/2022 17:18

    Po ne lajmet e para na u paraqit si operacion i spak i policise i ksaj i asaj, dhe tashi na del qe rruges na paskan dash me grabit ngarkesen dhe prokuroria burgos 3 persona. Duhet kuptu dinamika por sinqerisht kemi sistem policor dhe drejtesie cope cope

    Përgjigju
  • Tosi: 02/01/2022 12:46

    Denoncuesit shkojne dhe denoncojne ne polici dhe pasi e pjekin muhabetin, policet i arrestojne denoncuesit, medemek pse nuk njoftuan kur i kercenuan disa persona te armatosur. Deri me sot te tille cudi skishim pare. Por cudia me e madhe eshte qe policoa u vjedh denoncuesve te arrestiar dhe meriten per zbulimin e droges. Estrade Ballshi.

    Përgjigju
    • Gripi: 03/01/2022 11:14

      Ik o Mon katundari meso te shkruash shqip se nuk je per kete pune ti. Per njerez si ty ka nevoje policia, analfabete dhe dyshues patologjik. Une them qe ky muhabet vjen ere Moni, ti me thua polic hahahaha Moni pervecse " inteligjent na del dhe fallxhor.

    • Mono: 03/01/2022 04:51

      Duket ky Gripi qe i ka lene shenje rrethi kapeles se policit. Njesoj me mente e barkfryreve dhe shinikeve njorant te pordhicise. Njashtu e meno edhe ki. Po te qe kaq ekuacion zotrote, nje polic pe verteti dhe jo cobene si njta tanet, e merrnin denoncimin, i falenderonin, madje i qisnin dhe ne tabelle nderi neper kazeta a qelbevizione. Dhe nga ana tjater i survejonin, kontrolloni nese qene a jo dobicer! Qe qelbet qelbet puna se Porti i Durrsit ne kete dekaden e fundit eshte bere nje hale e madhe droge.

    • Gripi: 02/01/2022 15:55

      Te te dalin persona te armstosur perpara te kercenojne, kontrollojne ngarkesen dhe te jesh kaq mosperfilles sa mos ti tregosh kolegut qe erdhi menjehere dhe ndroi gomen? Sikur vjen pak ere. Te dhunohet ngarkesa qe eshte pergjegjesia jote direkte dhe te njoftosh te nesermen administratorin sikur vjen pak ere aoi jo? Mos ndodhta ju duhej alibi pra nje raport policie per te justifikuar humbjen e mallit tek derguesit? Disa gjera calojne. Calon edhe skaneri, edhe puna e policise ne port dhe ne terren etj. Nuk eshte kaq estrsde, por ekuacion me shume te panjohuta

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?