Paratë e sekuestruara nga policia

Kronikë
Top 24

U kapën me 40 mijë paund të fshehura pas trupit, dënohet shqiptarja me djalin në Angli (FOTO+EMRAT)

5 Shtator 2018, 21:14| Përditesimi: 5 Shtator 2018, 22:41

  • Share

Gjykata në qytetin e Doverit të Anglisë ka dënuar një grua shqiptare dhe djalin e saj, pasi janë kapur në tentativë për të nxjerrë jashtë vendit rreth 40 mijë paund. Suzana Sokoli dhe i biri i saj bashkëpunëtor, Xhino Mata dolën sot përpara gjykatës ku kanë marrë edhe dënimin e rëndë.

57-vjeçarja Sokoli është dënuar me tre vite burg ndërsa Mata me tre vite e gjysmë burg, për tentativën e nxjerrjes së sasive të mëdha të parave jashtë Anglisë. Ata u ndaluan në 5 prill në portin e Doverit teksa udhëtonin me një makinë tip “Volkswagen Golf”.

Suzana Sokoli

Xhino Mata

Paratë u gjetën të fshehura në dy palë çorape të cilat shqiptarja i kishte lidhur rreth trupit. Sipas raportimit të medieve vendase, shqiptarët nuk i kanë justifikuar burimin e parave dhe dyshohet se janë përfituar nga kriminaliteti.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?