Droga e sekuestruar nga policia

Kronikë

U kapën me 424 gr heroinë në Korçë, Gjykata lë në burg dy të arrestuarit

17 Dhjetor 2018, 14:49| Përditesimi: 17 Dhjetor 2018, 15:03

  • Share

Gjykata e Korçës ka vendosur të lërë në burg dy personat që u arrestuan të premten e kaluar, pasi u kapën në flagrancë nga policia me 423.8 grame drogë e llojit heroinë.

Disa ditë më parë prokuroria kërkoi vendosjen e masës “Arrest me burg” për  të arrestuarit, 34 vjeçarin, Marsel Xhakollari dhe Ledion Metollari, 36 vjeç, të dy këta sipas grupit hetimor rezultonin të dënuar edhe më parë me akuzën e vjedhjes.

Të premten e kaluar policia e Korçës sekuestroi 423.8 gr lëndë narkotike e llojit heroinë, një sasi lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa, 19 tableta metadoni, si edhe fishekë luftarakë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?