foto ilustruese

Kronikë
Top 24

U kapën me 5 kg heroinë në Sauk, Gjykata e Durrësit lë në burg 3 të arrestuarit e operacionit 'Vollga'

2 Shkurt 2019, 12:44| Përditesimi: 2 Shkurt 2019, 16:05

  • Share

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg tre nga katër të arrestuarit nën operacionin “Vollga” ku u sekuestruan 5.2 kg heroinë që vinte nga Maqedonia në Shqipëri me destinacionin qytetin bregdetar.

Operacioni u finalizua në hyrje të Tiranës pranë rreth rrotullimit të Saukut pasi uniformat blu ndërhynë pas dyshimit për një dekonspirim.

Në pranga ranë Besmir Dashi, lindur e banues në Librazhd; Amir Troci, lindur në Dibër e banues në Kodër-Kamëz në Tiranë, Nexhmi Uka,, Alban Raita, të dy këta lindur në Dibër banues në Tiranë. Ndërkohë, gjatë kontrollit të këtyre shtetasve në banesën e tyre në cilësinë e provës materiale së bashku me 5.2 kg heroinë janë sekuestruar edhe një sasi e konsiderueshme para cash, 5 aparate telefoni të markave të ndryshme, si edhe sasia prej 50.900 lekë të reja, 5815 euro si edhe 1845 dollarë.

Bëhet e ditur se  në lidhje me këtë rast, janë kryer veprime të mëparshme hetimore nga ana e Seksionit per Hetimin e Narkotikeve ne Drejtorine Vendore te Policise Durrés, nga të cilat ka rezultuar se Besmir Dashi në bashkëpunim me persona të tjerë Nexhmedin Uka, Troci, dhe Alban Ratja e ushtronte aktivitetin kriminal  të “Prodhimit  dhe shitjes se lëndëve narkotikëve” prej kohësh.

Nga veprimet hetimore është konstatuar nga grupi hetimor se lënda narkotike e llojit heroinë sigurohej nga ky person në  bashkëpunim me persona të tjerë në shtetin e Maqedonise, ku më pas trafikohej në Shqiperi me mënyra të ndryshme, prej tyre. Mësohet se pasi lënda narkotike mbërrinte në Shqipëri, përpunohej duke u përzjerë nga këta persona edhe shpërndahej më pas  në sasi të konsiderueshme në qytete të ndryshme, ku një sasi e të madhe ai e shpërndarjes bëhej në qytetin e Durresit.

I vetmi që është lënë me masën detyrim paraqitje në këtë operacion është Alban Ratja,  i cili është ndaluar në banesë dhe jo në kushtet e flagracës, ndërsa tre të tjerët gjykata e Durrësit i la në burg. 

Operacioni është zhvilluar disa ditë më parë në zonën e Saukut ku fillimisht u raportua për 10 kg heroinë të sekuestruara dhe për pesë persona të arrestuar. (Lexo ketu)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?