Paratë e sekuestruara

U kapën me 56 mijë paund në dy çanta, arrestohet 3 shqiptarë në Angli! Dyshohen si pjesë e një grupi kriminal

12 Shkurt 2021, 22:46| Përditesimi: 12 Shkurt 2021, 22:49

  • Share

Tre shqiptarë u arrestuan nga policia britanike pasi u kapën me dy çanta brenda së cilave u gjetën 56 mijë paund. Mediat britanike shkruajnë se këto para, dyshohet se vijnë nga aktivitet kriminal.

Të arrestuarit, Nevruz Gjini, Bieru Gjona dhe Ledio Bicerri dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal që për trafik lëndësh narkotike në Neëcastle dhe Gateshead.

Ata u vunë re teksa dilnin nga një shtëpi në Gateshead e cila dyshohej si vend grumbullimi prej tyre. Fillimisht u ndaluan Gjini dhe Gjoni të cilët po udhëtonin me makinën e tyre tip 'Benz' ku pas kontrollit në bagazh iu gjet një çantë me 45 mijë paund.

Gjithashtu, Bicerri u ndalua më vonë duke udhëtuar me një mjet tip 'Passat' ku kishte më shumë se 11 mijë paund.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?