Gjykata e Lezhës pranoi kërkesën e prokurorisë për të marrë kampionet e ADN-së së ish-efektivit të RENEA-s, Remal Rada dhe mikut të tij Elton Hithi. Mostrat u janë marrë të dyve ditën e sotme. Organi i akuzës ka kërkuar krahasimin e ADN-së së gjetur në snajperin që u përdor për elzekutimin e Kastriot Reçit në 7 janar 2020. Prokuroria e Lezhës dyshon se Rada e Hithi mund të kenë informacion për vrasjen.
Ish-efektivi i Forcave Renea, Remal Rada, u arrestua pak ditë më parë, bashkë me 28-vjeçarin Elton Hithi, ndërsa në makinë ju gjet edhe një snajper, i modifikuar për qitje në distancë deri në 2 mijë metra. Rada mësohet se ishte larguar nga puna tek RENEA në pranverën e këtij viti, ndërsa nuk kishte shumë që ishte kthyer nga Anglia. Pas arrestimit policia kreu kontroll në banesa, ku gjeti një pistoletë, dy dylbi nate termale, në karikator me plumba të armëve automatike dhe dy pistolete, të cilat tashmë janë sekuestruar bashkë me automjetin.
Ndërsa nga kontrolli i dytë në shtëpitë e tyre, u gjetën një pistoletë, dy dylbi nate terminale, municion luftarak (një karikator arme automatike, 2 krehra pistolete) të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin. Të arrestuarit do të hetohen nga Prokuroria e Tiranës për armambajtje pa leje dhe mbajtjen pa të drejtë të uniformës, megjithatë burime të pakonfirmuara thonë se nuk përjashtohet mundësia që të arrestuarit të mund të kryenin vrasje.
Armët, thanë burimet, u dërguan në laboratorin e Policisë Shkencore, me dyshimet se mund të jenë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të muajve të fundit dhe pritet ekspertiza përfundimtare. Hetuesit dyshojnë se Remal Rada e Elton Hithi, të kenë qenë duke përgatitur një vrasje, por deklarimet e të arrestuarve nuk i kanë ndihmuar në këtë pikë. Burime i thanë Report Tv se fillimisht Rada ka pretenduar se çantën ia ka dhënë një person i tretë, por më tej e ka tërhequr qëndrimin.
Si u vra Kastriot Reçi
Kastriot Reçi, 47-vjeç, babai i një fëmije në pritje të bëhej për së dyti baba pasi bashkëshortja e tij ishte shtatzënë, u ekzekutua në një plan të mirëorganizuar me një plumb të vetëm në zemër me snajper, nga një person ende i paidentifikuar nga policia, por që dyshohet të jetë vrasës me pagesë. Reçi, ish-bashkë-aksioner i një televizioni lokal tashmë të mbyllur dhe pronar i një rrjeti kabllor, del nga makina 'Mercedes Benz', të cilën e parkon pas Pallatit të Kulturës ku është dhe lokali i tij. Pasi takon një grua e cila mbante përdore një fëmijë në shëtitoren e qytetit, qëllohet me snajper dhe bie menjëherë në tokë.
Sapo përqafon fëmijën, para syve të të miturit i cili ka parë ngjarjen e rëndë, Reçi qëllohet me snajper duke u rrëzuar në tokë para gruas dhe fëmijës që sapo takoi, ndërsa njerëzit më pas largohen në panik. Kastriot Reçi u qëllua rreth orës 11:00 dhe ishte nisur si çdo ditë për të shkuar në lokalin e tij në qendër të qytetit të Rrëshenit, ku u qëllua për vdekje. Autori, emrin e të cilit policia nuk e ka ende, ishte veshur si grua, me fustan dhe paruke, dhe kishte hipur në katin e shtatë të një pallati rreth 150 metra larg, në apartamentin e mikut të Tonin Gjinit, njohur edhe me emrin Armando, gjithashtu i vrarë vite më parë në Rrëshen, njohur si pjesë e grupit të Met Kananit dhe i arrestuar për drogë në 12 Maj të 2018. Mënyra e ekzekutimit dhe zgjedhja pikërisht e këtij apartamenti i çon hetuesit drejt pistës së hakmarrjes, pasi Reçi, edhe pse zyrtarisht asnjëherë e faktuar me prova, dyshohej të fshihej pas vrasjes së Tonin Gjinit në 12 gusht 2019.
Ngryset dita e bjen terri, Tan armiqt tash i kap tmerri
PërgjigjuPse flisni kot kur nuk e njifni remal dhe kur skeni informacion per armet nje arm sportive me dylbi lajme e bejn sniper dhe ju tjeret e beni vrases remalin i hapni dhe siklete me famlijet e te ndjerve.. 10 elektrik dore disa thika dhe 3 dylbi 20 eurosh qe blihen kudo te bejn vrases me pages .. remal rada as armen e sherbimit nuk e ka mbajtur me vete kur ka qen ne pun uniformat jan te punes qe ka ber targat mthoni nje polic qe ska 5 pal targa .. lejeni robin atje ne burg se ka plot halle per te zgjidh komentoni kot pa pas asnje njuhuri i zbuloni vrasjet me facebook .. nuk tvret arma sportive max ndonje pul vret aq sniper esht sa e ka dylbin me ngjitse .
PërgjigjuVrases aq te zote e aq profesionist qe po bejne vrasje ne Shqiperi vetem keta qe kane punuar dhe punojne ne polici i bejne.kta jane te pergatitur te tjeret len shume gjurme.
PërgjigjuNe Rreshen Kasterjot Reqi ka qen person i rendesishem, kryetari deges e pyeste si te zgjuar bankat e pyesnin per dhenje lek kredi bashkija e pyste ke me fut e ke me nxjerr prej pune. Kane vra e kane shit vajza e as kush ska fol nga frika etashi dolen dy cuba me ju tregu venin. E zoti ashte lart e shikon.
PërgjigjuJeni trima ju mas tastieres po mos u ba merak Vazhdo shkruji sa tdush se ke mja pa haren
Ky hajdut ka qene, ka bashkepunu gjithmone me bandit e bixhozxhi e drogaxhi. Se si u fut me mik te renea dhe vetem per kte arsye Eshte rekrutu dhe e ka mbajt punen e reneas pe te bere Kto pislleqe, e njohin te gjithe.
PërgjigjuGjithe ky arsenal armesh per cfar i duhen ketij vetem nje kriminel i mban
PërgjigjuMos e leshoni me mberthejeni burg perjet . Targa makinash gjith keto arme e celular per cfar i duhen nje njeriu qe nuk ben vrasje me pages ????? Ishalla gjejen prova per vrasjen e recit
PërgjigjuGjynah ermali dun me ja rras kot.kushedi kush i ka ba intrig
PërgjigjuVëllai i Tonin Gjinit e ka paguar kte për të vrarë Kastriotin, e di e gjithë Rrësheni se kush e ka paguar vrasjen e Kastriotit.
PërgjigjuKy ka qellu ardian capjen . Keto jan vrases me pages po verifikojini mir mos ti shpetojn kurr burgut
Përgjigju