Orest Malushi dhe Olsian Vogli

U kapën me çantën plot me kokainë dhe me 100 mijë paund, dënohen 2 shqiptarët në Britani (EMRAT)

10 Janar, 20:46| Përditesimi: 10 Janar, 21:12

  • Share

Dy shqiptarë të arrestuar në Birmingham janë dënuar me rreth 8 vite burg në total nën akuzën e trafikut të kokainës. Bëhet fjalë për Orest Malushin, 44 vjeç dhe Olsian Voglin 31 vjeç.

Ky i fundit ishte parë teksa dilte nga një banesë në rrugën Caversham të cilën e përdorte si strehë pak para arrestimit. Të dy shqiptarët u arrestuan në automjetin e Malushit në korrik të vitit të kaluar.

Gjatë kontrollit, Voglit iu gjet një çantë e zezë e mbushur me gjysmë kilogram kokainë. Ndërsa pas kontrollit të apartamentit të tij, u gjetën më shumë se 100 mijë paund ‘cash’ dhe një telefon celular me disa karta sim që u sekuestruan.

Malushi dhe Vogli u deklaruan fajtorë për shitje kokaine dhe u dënuan respektivisht me 2 vjet e 6 muaj burg dhe 5 vjet e 4 muaj burg nga gjykata e Harrou Croun.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?