Dy vëllezër nga Devolli, janë marrë nën hetim nga policia në Pikën Kufitare të Kapshticës, pasi iu janë gjetur në makinë me dhjetëra steka cigaresh kontrabandë nga Greqia.
Ndërsa më tej policia bën me dije se ka nisur hetimet për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akciza ose me pezullim të plotë apo të pjeshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.
“Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare në PKK Kapshticë, për goditjen e paligjshmërive, u kaluan për kontroll në vijën e dytë, në hyrje të RSh-së, shtetasit R. T. dhe K. T., banues në Bilisht.
Nga kontrolli, këtyre shtetasve iu gjetën dhjetëra steka me cigare, pa fatura blerjeje, që nuk i kishin deklaruar.
Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit R. T., 43 vjeç dhe K. T., 47 vjeç, banues në Bilisht, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akciza ose me pezullim të plotë apo të pjeshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës””, njoftoi policia e Korcës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Komente
