Dy të rinj, 19 dhe 29-vjeç, janë arrestuar në Lezhë për drogë ndërsa 7 të tjerë janë vënë nën hetim.
Sipas policisë, gjatë kontrollit fizik dhe automjeteve me të cilat lëviznin, këtyre personave iu gjetën dhe sekuestruan disa doza lëndë narkotike të llojeve kanabis, ekstazi dhe kokainë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në vijim të punës për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: E. Gj., 19 vjeç, O. G., 29 vjeç.
Gjithashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” shtetasit: M. Sh., 38 vjeç, A. E., 24 vjeç, U. F., 22 vjeç, L. S., 22 vjeç, E. A., 24 vjeç, N. A., 30 vjeç, L. B., 21 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik të këtyre shtetasve dhe të automjeteve me të cilat ata lëviznin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa doza me lëndë të dyshuara narkotike të llojeve kanabis, ekstazi dhe kokainë.”, njofton policia.
Komente
