U kapën me hashash në Skrapar/ Gjykata jep masat për 6 të arrestuarit, mes tyre edhe një police

30 Shtator 2020, 16:53| Përditesimi: 30 Shtator 2020, 17:04

  • Share

SKRAPAR- Gjykata e Beratit ka dhënë sot masat e arrestit për 6 shtetasit e arrestuar 2-ditë më parë në Skrapar,në kuadër të operacionit policor "Kanioni", gjatë të cilit u gjet dhe sekuestruar një sasi prej 176, 5 lëndê narkotike "Canabis Sativa" e presuar. Edhe pse prokurori i çështhes, Gentjan Abazi ka kërkuar nga gjykata masën e sigurisë "arrest në burg" për të gjashtë të arrestuarit, gjyqtari i çështjes, Pëllumb Zaimi ka vendosur masën e sigurisë "arrest shtëpie" për Anxhela Beshirin, punonjësen e Policisë Bashkiake Durrës dhe masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për kryeplakun e fshatit Çorogjafë, Fatos Lamaj. Ndërsa për 4 të arrestuarit e tjerë: Arben Lekli, Albano Bendo, Sefedin Dokaj dhe Fatjon Beshiri, gjyqtari Pëllumb Zaimi ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" pa afat.

Personat e sipërpërmendur u arrestuan 2-ditë më parë nga policia në kuadër të operacionit policor "Kanioni". Pas një hetimi 1-mujor,gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Arben Lekli dhe ambientet e tjera përreth saj u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 176.5 kg lëndë narkotike "canabis sativa". Në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim edhe administratori i Njësisë Administrative Tërpan, T.Z, për veprën penale "Shpërdorim detyre" si dhe u proçedua në gjendje të lirë 14-vjeçari T.Beshiri, banues në Durrës. Të arrestuarit akuzohen për veprat penale: "Prodhimi dhe shitje të narkotikëve", e kryer në bashkëpunim dhe "Shpërdorim detyre".

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?