Paratë e sekuestruara

U kapën me mbi 340 mijë euro në makinë, policia arreston çiftin shqiptar në Francë! Ishin nisur për ‘fundjavë luksoze’ drejt Madridit

2 Shkurt, 16:41| Përditesimi: 2 Shkurt, 17:27

  • Share

FRANCË-  Një çift shqiptar janë arrestuar nga policia franceze në Dax më 20 janar. Mësohet se gjatë kontrollit të bërë në makinën me të cilën udhëtonte çifti i shqiptarëve në jugperëndim të Francës, u gjetën 340.760 euro në prerje 50, 20 dhe 10 euroshe.

Ishte qeni i policisë ai që zbuloi shumën e madhe të parave që ishin fshehur poshtë shtresës së bagazhit të makinës. 

Mediat e huaja shkruajnë se burrë e grua ishin nisur nga Gjermania drejt Spanjës. Në momentin kur u ndaluan nga policia, çifti shqiptar u shpreh se ishin nisur drejt Madridit ku do të kalonin fundjavën.

Çifti u la në paraburgim, ndërsa autoritet po hetojnë pistën e pastrimit të parave që dyshohet se vijnë nga trafiku i drogës.

Paratë e gjetura në makinën e çiftit shqiptar

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • emigranti: 02/02/2024 23:33

    Emrat duan njerezit te degjojne dhe te lexojne, jo llafe ...

    Përgjigju
    • vurmulluçiçurllumuçi: 03/02/2024 03:05

      per mendimin tim këta jan të përcjellur nga policija e spanjës. sepse grupi kryjesor gjendet ne pergjime dhe ende nuk eshtë mbushur kupa me prova per te mere urdher nga prokurori. po te jet i mençur ai grup do të zhduken sepse do ju kercasi nga nji 10.she apo 15.she pas qafe. por sidoqofte ne spanje ja vlenë edhe burgu te mbahet se ka edhe pishina neper burgje. kshu e ka kur futen duart ne thesin pa e pare. do e kapesh njerin. ose arin ose k....

  • ilir: 02/02/2024 18:24

    Fiks Ardit!

    Përgjigju
  • Arditi: 02/02/2024 17:23

    Bukur plerat, kalbini ne burg kta se na e kane bere jeten ferr, Shqiperia vendi me i shtrenjte ne rrajon per jetesen prej pastrimit.

    Përgjigju
    • E verteta: 02/02/2024 19:10

      Sakte, por nuk eshte vetem faji i ketyre por dhe i qeverise qe e inkurajon dhe e promovon parate e pista si rritje ekonomike duke goditur direkt xhepat e njerezve qe punojne me djerse.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?