Një ditë pas ngjarjes së djeshme ku kandidatët për deputetë Xhelal Mziu dhe Luan Haka bashkë me militantë të PD-së bllokuan një automjet të dyshuar se shpërndante para për blerje votash është vënë në pranga zyrtari i bashkisë së Bulqizës, Denis Xholi dhe i afërmi i tij, Albjon Ceku.
Lajmi bëhet i ditur nga policia e qarkut të Dibrës, e cila tha se "në automjetin me të cilin udhëtonin shtetasit e lartpërmendur, policia sekuestroi një shumë lekësh, modelar për të orientuar zgjedhësit për mënyrën e votimit si dhe fletëpalosje të një subjekti politik". Report Tv mëson se janë gjetur për 500 mijë lekë.
Zyrtari i Bashkisë do të hetohet për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.
Po kështu ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për dy militantët e PD-së të cilët akuzohen për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik”, pasi u kanë bllokuar rrugën dy shtetasve të arrestuar, në afërsi të rrethrrotullimit të Maqellarës.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestimet në Dibër për shitblerje votash. Në një postim në Twitter, Rama shkuan se bëhet fjalë për inskenim e për kapje njerëzish që nuk kanë lidhje me PS-së, me qëllim që të baltosin partinë. Ndërkohë shtabi Elektoral i PS Dibër, thotë se Denis Xholi është eksponent i LSI-së.
Ditën e djeshme, grupi i PD ka mbajtur për afro një orë të bllokuar automjetin derisa ka mbërritur Policia e Dibrës dhe prokurorja e gatshme, Xhoana Mehmetaj. Drejtuesi politik i PD në Dibër, Xhelal Mziu pretendon se paratë po shpërndaheshin për të siguruar vota për kandidatin e PS, Melaim Damzi.
Qytetari që u kap të enjten në Dibër me para për të blerë vota nuk është i Partisë Socialiste, por i LSI-së. Kështu ka deklaruar Shtabi Elektoral i PS Dibër, në një informim për opinionin publik ditën e sotme.
'PS e Dibrës mbështet pa asnjë rezervë hetimin dhe zbardhjen deri në fund të rastit të djeshëm, ku një turmë e orkestruar njerëzish ndaluan një makinë me pretendimin se kishin kapur një votëblerës socialist. Për ne çdo individ që përfshihet apo kryen një krim elektoral nuk ka ngjyrë, po meriton vetëm ndëshkim.
Por pas verifikimeve të hollësishme ne konkluduam se personi në fjalë, punonjës në Bashkinë Bulqizë, nuk është pjesë e strukturave të PS. Ai është punësuar në vitin 2015 nga deputeti i LSI Përparim Spahiu, me të cilin ka edhe një lidhje krushqie.
Ne nuk e dimë dhe as na takon të hamendësojmë nëse ky individ ishte vërtetë një blerës votash për LSI. Këtë le ta thotë drejtësia. Ajo që ne dimë dhe e themi me plot gojën është se ky individ s’ka lidhje me PS dhe se nëse ka një shqetësim real për mundësinë e shitblerjes së votave, ky shqetësim vjen vetëm nga një parti: Lëvizja Socialiste për Integrim.' përfundon deklarata.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestimet në Dibër për shitblerje votash. Në një postim në Tëitter, Rama shkuan se bëhet fjalë për inskenim e për kapje njerëzish që nuk kanë lidhje me PS-së, me qëllim që të baltosin partinë.
"Vrasin,kërcënojnë,akuzojnë, inskenojnë kapje njerëzish pa lidhje me PS që të baltosin PS,e kur kapen me presh në duar duke u betuar se do vrasin apo duke blerë vota me zë e më figurë, shfaqen deri në fund ashtu si janë:Llumi i shoqërisë, mallkim i vjetër që do zhbëhet të dielën", ka shkruar Rama.
Po keta jane fytyra e Nafije dybekut turikalit te leshitlikes dhe me 25 prill leshelija do shkoje ne te s'emes bashke me sygerdoqen , trularasken, te pashkolluaren , kembeshtrembeten, shalepiprren Kejdi dhembcakallen qe e merr ne telefon Agush Habib Burgiba se e ka te privilgjuar si sharebajge e haremit naziskin te Jales.
Përgjigju