U kapën me pistoleta dhe kallashnikovë në Tiranë, kush janë dy të rinjtë! Një prej tyre djali i ish-qitëses së njohur shqiptare

24 Nëntor 2022, 16:16| Përditesimi: 24 Nëntor 2022, 16:18

  • Share

Dy nga katër personat e arrestuar në fshatin Tujan në dalje të Tiranës, në Rrugën e Arbrit, Bledar Matoshi dhe Klajdi Kodra, nuk janë aspak persona të panjohur për policinë. Të dy janë arrestuar po së bashku në 14 shtator 2016, për të njëjtën akuzë, atë të armëmbajtjes pa leje. Në atë kohë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga efektivët e Policisë së Tiranës iu gjet një pistoletë.

Por, më shumë se sa për armën e gjetur pa leje, Bledar Matoshi, mbahet mend për kundërshtimin ndaj uniformave blu, njërin prej të cilëve e ka goditur me grushte dhe madje i ka grisur edhe uniformën. Ndërkohë, Klajdi Kodra rezulton të jetë djali i ish-qitëses së mirënjohur shqiptare, Lindita Kodra.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Pistoleta në ‘Range Rover’ dhe kallashnikov poshtë dyshekut, në pranga 4 të rinj! Të dënuar më parë për plagosje dhe armëmbajtje pa leje


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?