U kapën me shkelje, dy shoferët tentojnë të korruptojnë policin me 50 euro! Vihen në hetim

3 Shtator 2023, 10:53| Përditesimi: 3 Shtator 2023, 11:16

  • Share

TIRANË- Dy persona janë vënë në hetim pasi tentuan t’i ofrojnë ryshfet punonjësit të policisë. Policia thotë se gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar, automjetin me drejtues shtetasin E.GJ, 40 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, si dhe automjetin me drejtues shtetasin S.F, 37 vjeç pasi është konstatuar pa vendosur rripin e sigurisë.

Me qëllim shmangien e masës administrative, drejtuesit e automjetit kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre një shumë prej 50 euro të vendosur brenda dokumenteve të mjetit.

Menjëherë ndaj tyre ka nisur hetimi ndërsa policia tha se ky rast e ka çuar në 76 numrin e drejtuesve të automjeteve, që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 03/09/2023 12:11

    Sa qeka gjoba kur je pa rrip qe u dashka korruptuar polici me 50 euro or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?