Dy shqiptarë janë dënuar në Angli, pasi u gjetën të fshehur në çatinë e një banesë që e kishin kthyer në “shtëpi bari”.
Mediat britanike shkruajnë se oficerëve iu desh të kalonin me forcë përmes tre dyerve kur mbërritën në ambientet në rrugën Edwin, Daybrook, në orën 12:20 më 27 shkurt 2024 për të kryer një kontroll.
Gjithsej rreth 600 bimë kanabis u zbuluan të kultivuara në katër dhoma brenda magazinës.
Efektivët kanë pikasur në çati Ervis Llanin, 20 vjeç dhe 27-vjeçarin Xhuljan Stafaj.
Dyshja u hodhën nga ndërtesa dhe vrapuan në rrugën Edwin, por u ndaluan nga policia.
Përveç bimëve dhe dritave, ndërtesa përmbante një zonë të vogël banimi. Dy shqiptarët u dënuan me nga 14 muaj burg secili.
Të dy e kishin pranuar më parë fajësinë për prodhimin e një droge të klasit B.