Kronikë

U kapën në rrugë pa maska, gjobiten 769 qytetarë! 22 persona shoqërohen në komisariat për tubim të paligjshëm

21 Tetor 2020, 15:59| Përditesimi: 21 Tetor 2020, 16:20

  • Share

Në 24 orët e fundit në Shqipëri u gjobitën 769 qytetarë pasi u konstatuan në rrugë pa maska.

600 prej tyre ishin këmbësorë dhe u gjobitën me 3000 lekë ndërkohë 169 persona të tjerë ishin pasagjerë të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesit e mjeteve private dhe ishin pa maska mbrojtëse.

Ndërkohë 22 persona janë shoqëruar në komisariat pasi kanë thyer protokollet e sigurisë duke organizuar tubim të paligjshëm.

Këtë të mërkurë në Shqipëri u regjistruan 297 raste të reja me koronavirus nga 1375 teste të kryera në të gjithë vendin.

Fatkeqësisht kanë ndërruar jetë dhe 4 qytetarë të tjerë duke e çuar në 462 numrin e përgjithshëm të viktimave.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kova: 22/10/2020 06:34

    Njerzit me zor arrin ne fund te muajit kurse polat ven gjoba,po afrohet dita kur do na marri te keqen sistemi i korruptum shqiptar,pastaj do ti lajm mir hesapet,siç thoshte Enveri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?