Foto ilustruese

Kronikë

U kapën me drogë, thika e pistoletë manovër, 5 të arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale

5 Qershor 2021, 16:40| Përditesimi: 5 Qershor 2021, 16:44

  • Share

TIRANË- 5 persona janë arrestuar ditën e sotme pasi gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia u kapën me drogë, pistoletë manovër e thikë. Konkretisht, është arrestuar një 22 vjeçar, i cili është identifikuar me inicialet F.M. Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi sasi me lëndë narkotike kanabis.

Ndërkaq, gjatë kontrollit fizik dhe të ambjentitit ku u konstatuan shtetasit R. Sh., 26 vjeç, A. F., 19 vjeç, B. F., 21 vjeç dhe F. F., 58 vjeç, Policia sekuestroi një sasi me lëndë narkotike kanabis, një sasi me lëndë narkotike kokainë, një pistoletë manovër dhe një thikë metalike.

"Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrrestimin në flagrancë të shtetasve :

F. M., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, gjetën dhe sekuestruan sasi me lëndë narkotike kanabis.

R. Sh., 26 vjeç, A. F., 19 vjeç, B. F., 21 vjeç dhe F. F., 58 vjeç, pasi në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” gjatë kontrollit fizik dhe të ambientit ku u konstatuan këta shtetas, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis, një sasi me lëndë narkotike kokainë, një pistoletë manovër, dhe një thikë metalike", shkruan në njoftim Policia. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?