Stephan Morgenstern

U kërkua ekstradimi në Korenë e Jugut, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Prokurorisë! Gjermani Stephan Morgenstern mbetet në Shqipëri

25 Korrik, 16:59| Përditesimi: 25 Korrik, 17:02

  • Share

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për ekstradimin drejt Koresë së Jugut të shtetasit Stephan Morgenstern, i shpallur në kërkim ndërkombëtar mbi bazën e urdhër arrestit ndërkombëtar të datës 18.09.2023.

Ai kërkohet në vendin e tij për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit të rëndë” dhe shkeljes së ligjit “Për rregulloren për drejtimin e biznesit të mbledhjes së fondeve pa leje”,  parashikuar nga legjislacioni penal i Koresë së Jugut, ku rrezikon dënimin përjetë.

Në Shqipëri, shtetasi gjerman mbahej në masën arrest në burg teksa Gjykata e Lartë vendosi ta revokojë këtë masë.

Morgenstern u arrestua gusht të 2013 në Rinas, teksa pristë bashkëshorten e tij që vinte nga Dubai.

61-vjeçarit dhe bashkëpunëtorëve të tij u janë sekuestruar asete dhe llogari bankare të vlerësuara në 123 milionë euro, për të cilat ka dyshime se nuk është as një e treta e të ardhurave të tyre përmes mashtrimeve.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 25/07/2024 19:43

    Dergojeni ne Kore pse duhet ta mbajme ne burg me parate tona kete miliarder hajdut or teeeejjjjj

    Përgjigju
    • Haha: 25/07/2024 20:19

      Se ka lek prandaj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?