U kishte premtuar BE-në, arrestohet në Korçë 37-vjeçari që transportonte 9 emigrantë të paligjshëm me 'Range Rover' (VIDEO)

23 Korrik 2020, 08:51| Përditesimi: 23 Korrik 2020, 09:09

  • Share

Nga policia e Korçës është goditur një tjetër rast i trafikimit të paligjshëm të emigrantëve që për pasojë ka çuar në vendosjen e prangave për N. S., 37 vjeç, banues në  fshatin Vodicë, Berat.

Më konkretisht ky person u kap në aksin rrugor rural Qafë Plloçë-Qukës, pranë fshatit Golik, duke transportuar me mjetin tip "Range Rover", në drejtim të Tiranës, 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 1000-1200 euro iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?