Pika kufitare e Kakavijës

U kishte skaduar leja e qëndrimit, dogana e Kakavijës kthen mbrapsht disa emigrantë që udhëtonin drejt Greqisë

3 Janar 2021, 22:10| Përditesimi: 3 Janar 2021, 22:12

  • Share

Disa emigrantë janë kthyer mbrapsht nga dogana greke mbrëmjen e sotme pasi u kishte skaduar leja e qëndrimit.

Ata ishin me të gjitha dokumentet e rregullta përveç lejes së qëndrimit, por Greqia ka vendosur vetëm pak kohë më parë për shtyrjen e rinovimit të lejes.

Autoritetet doganore iu kanë komunikuar emigrantëve se nuk e njohin ligjin e miratuar ë parlamentin e Greqisë.

Mësohet se autoritetet u janë shprehur se derisa nuk kanë një dokument ku thuhet se mund të lejohet kalimi i emigrantëve me leje qëndrimi të skaduar atëherë nuk do të kalojë asnjë.

Po ashtu një pjesë tjetër janë paraqitur në doganë me test negativ ndërsa në testin e bërë nga pala greke kanë rezultuar pozitiv.

Greqia ka vendosur të shtyjë deri në datën 31 mars të vitit 2021, afatin e lejeve të qëndrimit që skadonin nga 1 janari deri në 31 korrik 2020 dhe lejet që skadojnë nga 1 gushti 2020 me datë skadimi deri më 31 marsi i 2021-shit do të shtyhen edhe për 8 muaj të tjerë nga dita e skadencës së tyre.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?