Pas konfirmimit për kandidaturën e tij në primaret e “Rithemelimit” sa i përket garës për Tiranën, ka reaguar edhe aktori i njohur, Julian Deda.
Nëpërmjet një fotoje në rrjetin e tij social, Deda ka shkruar se sapo e kishte marrë lajmin për kandidaturën e tij në primare ndërkohë që ndodhej në trafik. Ndër të tjera, aktori falenderoi të gjithë personat që kishin propozuar emrin e tij si kandidat në primare.
“Ja, këtu e mora lajmin që jam kandidat në primaret e PD, për Tiranen, në mes të trafikut, të pluhurit dhe të zhurmave, që tani e tutje do ti quajmë erionizim, që i është bërë Tiranës në këto vite.
Falenderoj nga zemra çdo demokrat, ne secilen dege te Tiranes, qe ka propozuar emrin tim në këto primare teper të rëndësishme. Tashmë në PD, jo vetëm lexohet çdo votë, por dëgjohet çdo propozim i anetarëve të saj. Le ti japim primareve rendesine qe meritojne, le te dale prej kesaj risie vetem me i miri, me i votuari. Suksese te gjitheve...!"- shkruan Deda në facebook.
Lajmi kryesor:
Primaret e Rithemelimit, kush janë 7 kandidatët që garojnë për Bashkinë e Tiranës! Nga Ilir Alimehmeti te Jul Deda
K.T./ReportTv.al