Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra, gjyqtarin e Tiranës, Kastriot Gramshi. Vendimi i KPA-së hedh poshtë vendimin e marrë në 25 mars të vitit të kaluar kur KPK e konfirmoi në detyrë. Vendimi konsiderohet përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
Vendimi i publikuar nga KPA:
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
1. Ndryshimin e vendimit nr. 519, datë 25.03.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Kastriot Gramshi.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
Kujtojmë se pas vendimit të marrë nga KPK, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), kërkoi shkarkimin e Gramshit nga detyra me arsyetimin se kishte mangësi të mëdha në deklarimin e pasurisë së tij.
Kush është Kastriot Gramshi?
Kastriot Gramshi ka punuar si pedagog i së drejtës penale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përpara se të kthehej në Shqipëri dhe të riniste karrierën si gjyqtar i republikës së Shqipërisë në vitin 2014. Gramshi punon prej 7 vitesh pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë.
Gjyqtari Kastriot Gramshi u përball me vetingun me 24 mars 2022 për vlerësimin e ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional, ku KPK e konfirmoi në detyrë. Ndërsa sot me vendimin e KPA-së, Gramshi u shkarkua nga detyra e tij.
Shkarkoni Kastriotin per pasuri te bere si emigrant ne USA dhe kaloni Gerd Hoxhen qe eshte pasuru ne dettre si gjykates. Hajde vetin hajde. Mire ua tha Teo xhakobs jeni per turp!
Përgjigju