Durrës/ U konfiskua dje me vendim gjykate, policia kontrolle 2 ditë më parë në lokalin në bodrumin e Hotel ‘Colombo’, dyshohej për prostitucion (VIDEO)

2 Nëntor 2022, 09:43| Përditesimi: 2 Nëntor 2022, 12:03

  • Share

DURRËS- Në bodrumin e Hotel ‘Colombos’, në të cilin ishte një lokal nate janë kryer disa kontrolle 2 ditë më parë (30 tetor) nga policia pasi dyshohej për prostitucion dhe drogë.

Disa pamje të kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur 20 policë ‘mësyjnë’ në lokalin e natës në pronësi të Ermir Toros dhe morën në pyetje 13 persona, staf i lokali. Megjithëse hotel ‘Colombo’ u konfiskua ditën e djeshme  pasi pronari Pëllumb Tuda akuzohej për prostitucion e drogë, Ermir Toro shprehet se tashmë pronësia e biznesit i ka kaluar atij dhe ka një kontratë me shtetin. 

Efektivët e policisë dyshonin se në lokalin e natës kishte përdorim të drogës dhe ushtrohej prostitucion. Pronari i lokalit Ermir Toro tha se kontrolli i policisë zgjati 1 orë e 10 minuta dhe i vunë prangat vëllait dhe badigardit të tij dhe i kanë liruar po atë natë.

Pronari i lokalit u shpreh se nga kontrolli i policisë pati disa dëme materiale në biznesin e tij. Toro rezulton si i arrestuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Hotel ‘Colombo’ është konfiskuar ditën e djeshme me vendim gjykate, pasi pronari Pëllumb Tuba akuzohej për prostitucion dhe trafik të lëndëve narkotike. Vlera e hotelit me emër në Durrës kapte shifrën e 1 milionë eurove.

Lidhur me këtë aktivitet, ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia se cili ishte motivi i ndërhyrjes në lokalin e Ermir Toros. 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?