U konfliktua me kushëririn dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 26-vjeçari në Durrës! I gjenden 53 fishekë

22 Gusht 2023, 10:54| Përditesimi: 22 Gusht 2023, 10:59

  • Share

DURRËS- Një 26-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër, pas një konflikti që ka pasur me kushëririn e tij. Në pranga ka rënë Euron Balla, i cili  pas një sherri për motive të dobëta me kushëririn M. B., 63 vjeç ka qëlluar me armë zjarri për ta kanosur.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov, si edhe 2 krehra dhe 54 fishekë luftarak që iu gjetën në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Kallashnikovi i sekuestruar

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?