Një 33-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi kundërshtoi policinë teksa ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes tij dhe një personi tjetër.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Gjepale. Policia i gjeti atij gjatë kontrollit fizik edhe një thikë.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 33 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", pasi ditën e djeshme, në fshatin Gjepale, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë që kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti për motive të dobëta ndërmjet tij dhe shtetasit T. M. Pas venies në pranga, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur 33-vjeçarit, një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.", njofton policia.
Komente
