Durrës-Një 39-vjeçar në Durrrës është vendosur në pranga pasi kërcënoi me armë sportive policët e bashkisë pas një konflikti.
Sipas njoftimit të policisë Gentjan Kërçuku iu prezantua efektivëve si punonjës i strukturave ligjzbatuese, konkretisht si punonjës i SPAK.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se shkak ka qenë një ndalim kundravajtje i automjetit të 39-vjeçarit. Në momentin që blutë i kanë kërkuar të largohet ka filluar edhe debati mes palëve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Gentjan Kërçuku, 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë sportive pistoletë, punonjësit e Policisë Bashkiake, duke u prezantuar si punonjës i strukturave ligjzbatuese”, informoi sot policia.
Blutë sekuestruan armën si provë materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.
Komente
