Altin Rexha dhe Edmond Gosa janë dy viktimat që ndërruan jetë mbrëmjen e sotme në Kavajë. Mësohet se dy viktimat janë konfliktuar në lokal me njëri tjetrin dhe më pas kanë përdorur armën e zjarrit dhe thikën. Edmond Gosa ka goditur me thikë Altin Rexhën, më pas ky i fundit ka qëlluar tre herë ndaj Gosës. Të dy për pasojë kanë humbur jetën pasi janë transportuar në spital.
Lajmi kryesor:
Përplasje me thika dhe armë zjarri në Kavajë, 2 viktima, njëri kishte përdore fëmijën! Konflikti nisi 3 ditë më parë, sot u takuan për 'sqarim' (EMRAT)
B.V/ReportTv.al