U konfliktuan brenda urgjencës së spitalit, dy persona dhunojnë fizikisht infermierin në Berat! Shpallen në kërkim nga policia (EMRAT)

18 Mars 2023, 13:17| Përditesimi: 18 Mars 2023, 15:01

  • Share

Dy të rinj kanë dhunuar fizikisht një infermier në urgjencën shëndetësore të spitalit të Beratit.  Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme kur infermieri Ernito Shehu ka qenë në orarin e tij të shërbimit dhe të rinjtë Klajd Sharavolli dhe Enson Ndile e kanë dhunuar. 

Sharavolli 22 vjeç dhe Ndile 20 vjeç kanë sulmuar infermierin me pretendimin se ky i fundit u kishte zënë rrugën. Pasi kanë debatuar me mjekët dhe infermierët më pas janë konfliktuar me infermierin Shehu duke e goditur me shuplakë. Sipas burimeve dy të rinjtë kanë qenë në gjendje të dehur.

Mësohet se dy të rinjtë kanë pasur në spital të afërmit e tyre. Policia është vënë në kërkim të autorëve. 

Ora 14:50
Dhuna ndaj infermierit në Berat, dy të rinjtë e sulmuan vetëm se u kishte zënë rrugën në shkallën e spitalit

1679147733_dhunuan.JPG

Dy të rinjtë Klajdi Sharavolli 22 vjeç dhe Enson Ndile, 20 vjeç kanë dhunuar infermierin e urgjencës të spitalit të Beratit, Ernito Shehu për arsyen se ky i fundit u ka zënë rrugën tek shkallët e spitalit.

Ky mësohet të ketë qenë motivi i konfliktit që ka degraduar deri në përplasje fizike mes të rinjve dhe infermierit.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?