Dy vëllezërit janë konfliktuar dhe kanosur prokurorin e SPAK, Behar Dibra, i cili në shoqërinë e një punonjësi të BKH, po kthehej nga Elbasani, ku kishte qenë për të kryer detyrën dhe të hetonte ngjarjë të rënda kriminale që lidhen me arrestimin e njerëzve të Erion Alibeaj, Arben Spahiut dhe Arsen Preçit.
Burime për Report Tv kanë bërë me dije se dy vëllezërit i kanë bllokuar rrugën prokurorit dhe më pas ka nisur debati i cili është tensioniar së tepërmi. Njëri prej të akuzuarve ka nxjerrë një dokument dhe ka pretenduar se është punonjës policie dhe në këtë koment prokurori i SPAK Dibra ka treguar gjithashtu dokumentin që tregon se është anëtar i Prokurorisë së Posaçme dhe më pas vëllezërit janë larguar. Prokurori ka vënë në dijeni autoritetet për përplasjen dhe policia është vënë në kërkim të Orges dhe Emirjan Sinës. Një postbllok në Durrës i ngritur posaçërisht është thyer nga dy vellëzërit duke e rënduar pozitën e tyre, të cilët janë arrestuar dhe tashmë janë në qeli.
Për ngjarjen mësohet se është vënë në dijeni edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Masa e sigurisë është dhënë dje nga Gjykata e Elbasanit, e cila ka pranuar kërkesën e prokurorisë 'arrest me burg'. Mbi dy vëllezërit rëndojnë 4 akuza si kundërshtim i forcave të policisë, mosbindje ndaj policisë, kanosje e prokurorit dhe mbajtje pa të drejtë e titullit.
Ka akoma nga ata qe mendojne se sundon akoma ligji i xhungles,kur mund te dilje e t'i beje prite cdo makine e mund te presionoje cdo person te ligjit e uniformes.Cfare s'do jepja te shikoja shprehjen ne fytyrat e tyre,kur prokurori u ka treguar doc.e SPAKU-t(sikur t'a kishte nxjere dhe ai i BKH do te kishte qene akoma me bukur)!
PërgjigjuProkurori i SPAK heton ne elbasan dhe eshte pa eskorte? Cfare dreq mbrotje speciale paskan keta? Cfare eshte kjo e sotmja kercenim per SPAK? 100% qe ata dy horra do lirohen sepse prokurori e mori mesazhin qe shteti nuk e mbron. Paskan te drejte qe nuk veprojne kur askush nuk i mbrom. Presim gjoja rezultate ne. Po ai oficeri i BKH qe gjoja jane te super tranuar ku e kishte armen, apo u tremb. Turp
PërgjigjuKercenojne prokuror Beharin se eshte me i ndershmi e nuk ka bere kure konpronis me krimin. Prokuror mos u terhiqni, hetoini te xhithe kriminelet. Ti je shef spaku. Ce ne shkoder ne 1997 e ke treguar vetin, nuk dule nga shpija.
Përgjigju