Kronikë

Dhunuan shoferin e një makine në Tiranë, AMP pezullon nga detyra tre efektivë të forcave ‘Shqiponja’ (EMRAT)

13 Qershor, 10:13| Përditesimi: 13 Qershor, 10:34

  • Share

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë)  ka pezulluar nga detyra tre punonjës policie të Forcave të Posaçme “Shqiponja”

Pezullimi i tyre vjen pas një ngjarjeje të ndodhur më 8 maj, ku tre efektivët Egzon Toskaj, Denis Gërdeci dhe Elis Noto janë përfshirë në një konflikt fizik me një drejtues automjeti.

Për shkak të përplasjes, shoferi i automjetit përfundoi duke marrë trajtim mjekësor në spitalin e Traumës.  

“Caktimi i masave të sigurimit personal u bë i mundur në funksion të procedimit penal të vitit 2025 në lidhje me ngjarjen e datës 08.05.2025 rreth orës 19:30, punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet me drejtues shtetasin R. Z., dhe me veprime arbitrare kanë kaluar në konfrontim fizik, ku për pasojë drejtuesi i automjetit është dërguar në Spitalin Universitar të Traumës për trajtim mjekësor.”, njofton AMP.

Ndaj tre efektivëve rëndon vepra penale “Kryerje e veprimeve arbitrare në bashkëpunim”. Ky vendim i AMP vjen në zbatim të urdhrit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për tre efektivët. 

Tre efektivët e pezulluar:
Inspektor Egzon Toskaj, me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.
Inspektor Denis Gërdeci, me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.
Inspektor Elis Noto, me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.

 

Ne perditesim...

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?