Foto ilustruese

Kronikë

U konfliktuan me njëri-tjetrin me sende të forta, pranga dy vëllezërve në Kukës

10 Korrik, 13:32| Përditesimi: 10 Korrik, 13:37

  • Share

Kukës- Një sherr mes dy vëllezërve është regjistruar sot në qytetin e Kukësit.

Falë ndërhyrjes së policisë sherri mes tyre nuk ka agravuar.

Blutë bëjnë me dije se të dy janë vendosur në pranga.

Bëhet me dije se fillimisht vëllezërit janë konfliktuar me sende të forta në banesë, ndërsa më pas njëri prej tyre i ka thyer xhamin e automjetit tjetrit.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas njoftimit se 2 vëllezër po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë ndërhyrë në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. 

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. T., 33 vjeç dhe  E. T., 42 vjeç, banues në Kukës, vëllezër.  

Këta shtetas janë konfliktuar me sende të forta me njëri-tjetrin, në banesë. Më pas, shtetasi A. T. ka thyer xhamin e automjetit të vëllait të tij, shtetasit E. T.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?