Report Tv ka zbardhur emrat e personave të shoqëruar në komisariatin nr.6 pasi u konfliktuan me policinë dhe bllokuan rrugën tek Unaza e Re. Mësohet se të shoqëruar janë Gazmend Koka, Arben Qyrani, Muharrem Rexha dhe Florian Protoduari. Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për opinionin publik. Ai është një nga qytetarët që ka qenë më aktiv në protestën disa mujore në zonën e Astirit dhe nuk është hera e parë që është shoqëruar në polici. Ndërkohë, në shenjë solidarizimi me të shoqëruarit, një grup banorësh vijojnë të ulur këmbëkryq në rrugë para komisariatit.
Lajmi kryesor:
Kundërshtoi policinë në tubimin e paligjshëm, arrestohet ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu (VIDEO-FOTO)
B.K./ReportTv.al