Lëkura e bardhë, flokët e arta dhe buzëqeshja janë karakteristikat që e bëjnë modelen albine me bukurinë e rrallë të dallojë nga të tjerët.
Xueli është një modele e “Vogue”, por jeta e saj nuk ka qenë gjithmonë nën dritat e famës dhe modelingut.
Prindërit e Xuelit, e kanë braktisur atë në derën e një jetimoreje për shkak se ishte albine dhe ky çrregullim gjenetik në Kinë konsiderohet një mallkim.
Pikërisht ky “mallkim” i bukur e ka bërë Xuelin të dallojë nga të tjerët dhe tashmë në moshën 16 vjeçare të nis një karrierën në modeling duke u bërë edhe pjesë e Vogue.
“Në modeling, të jesh ndryshe është një bekim dhe jo një mallkim”, u shpreh modelja kineze.
“Unë e dua modelingun dhe dua përmes tij të promovoj se të jesh albine nuk është një mallkim, por thjesht një çrregullim gjenetik.” Tha Xeulin.
Modelja albine është adoptuar në moshën 3 vjeçare nga një familje në Holandë dhe prej asaj kohe jeton e lumtur.
Si pamja ashtu edhe emrin i vajzës së re bukuroshe është shumë i vecantë, Xeu domethënë borë dhe Li është e bukur.
Të jesh ndryshe nuk është mallkim por bekimi më i madh.