U konstatuan pa maska në rrugë, policia gjobit 717 qytetarë (VIDEO)

29 Tetor 2020, 15:45| Përditesimi: 29 Tetor 2020, 16:06

  • Share

Shumë qytetarë ende vijojnë që të mos respektojnë rregullin për mbajtjen e maskës.

Në 24 orët e fundit policia ka gjobitur 717 qytetarë të cilët janë konstatuar pa maska në rrugë.

Ata janë gjobitur me 3000 lekë, shifër që do të vendoset në faturën e energjisë elektrike.

Ndërkohë 7 qytetarë janë shoqëruar në komisariate pasi në momentin e ndalimit nuk kanë paraqitur mjetet e identifikimit.

Pasi u identifikuan, ata u gjobitën dhe më pas u lanë të lirë.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?