SPAK mbyll hetimet, kërkon gjykim për Rrumin e Shijakut dhe për ish avokatin e shtetit! Laho e korruptoi me 900 mijë lekë që mos shkonte në gjyq

26 Korrik 2023, 09:19| Përditesimi: 26 Korrik 2023, 11:34

  • Share

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim ish avokatin e shtetit, Irgen Kërçukun. SPAK  pretendon se juristi është korruptuar nga Rrumi i Shijakut, Aleksandër Laho për të mos shkuar në një gjyq pronash që kishte me Pal Seçunin. Pasi mori shifrën prej 900 mijë lekë nga Rrumi, Irgen Kërçuku nuk shkoi në gjyq duke mos apeluar në Gjykatën e Apelit vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës.

Rrumi është eksponent i njohur i krimit. Ai rezulton i shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit si i dyshuar në pengmarrjen e 2 vëllezërve Beqiraj të cilët dyshohet se janë përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale, përfshi edhe mbajtjen nën vëzhgim të Rrumit.

Po si ra SPAK në gjurmët e Rrumit?

Ka qenë përgjimet e qershorit të vitit 2017 që zbuluan lidhjet mes Aleksandër Lahos e Kërçukut për ryshfet.

Rrumi shfaqet duke bërë pazar dhe duke i dhënë ryshfet përfaqësuesit të Avokatit të Shtetit, Irgen Kërçuku, në mënyrë që ky i fundit të tërhiqej nga ankimi i procesit gjyqësor të tjetërsimit të 45 mijë metrave katrorë tokë publike në Gjirin e Lalzit.  Ish-avokati i vënë nën hetim ka pranuar para SPAK se ka marrë 9 milionë lekë ryshfet me 2 këste, por pretendoi se kishte qenë i kërcënuar për t’i marrë ato. Madje, kur vendimi mori formë të prerë dhe nuk u bë ankimim, avokati pretendon se Rrumi i ka kërkuar t’i kthejë pas paratë.

Ish-avokati i vënë nën hetim dhe i lënë në masë arresti shtëpie nga GJKKO, ka pranuar para SPAK se ka marrë 9 milionë lekë ryshfet me 2 këste, por pretendoi se kishte qenë i kërcënuar për t’i marrë ato. Madje, kur vendimi mori formë të prerë dhe nuk u bë ankimim, avokati pretendon se Rrumi i ka kërkuar t’i kthejë pas paratë. Telefoni i Rrumit ra në duart e Prokurorisë së Posaçme pas atentatit të bujshëm ndaj Aleksandër Lahos dhe prokurorit Arian Ndoja, të cilët udhëtonin në një makinë më 1 nëntorit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës. Në këtë atentat Rrumi dhe prokurori u plagosën, ndërsa humbi jetën shoferi Andi Maloku.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • I forti: 26/07/2023 10:05

    Sa ka bo ky rrumi nuk e ka te gjate. Gjysmat e vrasesve e kerkojne dhe policija po e kerkon.me mir te dorezohet e te rrije i sigurte brenda para se ta gjejne ata qe e duan me e vra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?