TIRANE-Drejtori i përgjithshëm Artan Lame prezantoi sot drejtorin e ri të Kadastrës së Vlorës, Andi Binaj që është i 8 në harkun e 10 muajve të fundit. Situatën me largimet, Artan Lame e cilësoi si barsoletë, por u shpreh besimplotë se tashmë gjendja do të ndryshojë. "Drejtorin e ri e urojmë pa i dhënë dorën, është e sikletshme. Legalizimet në Vlorë nuk kanë ecur keq. Janë kryer 10400. Në këtë kuadër drejtorit të ri do i dalë detyra e përshpejtimit të këtij procesi. Një tjetër fushë që ka qenë problematike ka qenë legalizimet me shkelje në leje, të braktisura nga pronarët, janë me dhjetra.
Drejtoria e Vlorës është ndër më të rëndësishme e Kadastrës, sepse ka 106 zona kadastrale, 3 bashki njëherësh. 28 janë pa regjistrim fillestar të pronave, me 65 mijë pasuri të paluajtshme. Kadastra ka filluar procesin në zonat pa regjistrim. Këto problematika do të ndeshet drejtori i ri. Drejtori i ri do të ketë së shpejti rezultatin e procesit në zonën e bregut. Detyra kryesore e tij do të jetë shërbimi i qytetarëve. Kadastra gati të punojë me të gjitha bashkitë për inventarin e pasurive të paluajtshme. Për regjistrimin e tokave bujqësore është problemi më i madh në bregdet.
Drejtori i ri do të ketë mbështetjen e të gjithëve, kujtdo që është i interesuar. Drejtori i ri kam bindjen se do të ketë kontakte me ju (gazetarët) është një nga këshillat e para që do i jap, për ti vendosur në shërbim të ndihmës ndaj ndihmës për qytetarët. Brenda Kadastrës do të ketë reformë edhe për sektorin e brendshëm. Është përgatitur. Ka mangësi personeli. I drejtohem cdo të riu vlonjat për fushat që kemi mangësi, ju lutem paraqiteni. Është kthyer në barsoletë cështja e drejtorëve të Vlorës, më mirë në barsoletë sesa në tragjedi, çështja e zvarritjes me pronat.
Mjafton të themi se kemi qenë në gjendje të vendosim në vijë edhe cështje më të vështira, qytetarët do ta shikojnë vetë ndryshimin në Vlorë. Në vitin e fundit Vlora po vuan kalvarin e 30 viteve. Të gjithë kemi fjetur sipër kësaj situata kaotike, ne patëm kurajon ta hapim" tha ai. Drejtori i ri i Kadastrës së Vlorës, Andi Binaj premtoi vepra dhe jo fjalë. "Kam eksperiencë pune në sektor pune privat dhe publik. Kam punuar pranë Kuvendit në sektorin e marrëdhënieve me publikun. Duke parë gjendjen aktuale të Kadastrës Vlorë, dua ta them me një fjali "Të flasin faktet dhe jo fjalimet për punën e Kadastrës së Vlorës". Puna më e madhe që e pret drejtuesin e ri është regjistrimi i pronave në vijën bregdetare, që është bërë shkak që ky institucion të mos gjejë qetësi.
Drejtorët e Kadastrës së Vlorës që u larguan brenda 10 muajve
Viola Hima
Bilbil Aliaj
Taulant Canameti
Elona Hodaj
Alteo Nazëraj
Florian Almadhi
Klodian Troci
Me cfare faktesh flet drejtori i ri? Cfare ka bere ne jeten e tij?
PërgjigjuNuk duhen dhënë vetëm lajmet e dorëheqjeve dhe emrimet e reja, por duhen analizuar shkaqet e dorëheqjeve, pas të cilave me siguri fshihen mafiozët e hajdutët e pronave publike dhe të të tjerëve. Këto t'i thuhen publikut.
PërgjigjuPerseri do jet ne sherbim te te forteve,e ka zgjedhur vet julian metushi dhe i tha Lame pitkinit ta prezantoje..
PërgjigjuKush esht julian metushi dhe ca lidhje ka me kto ai. Ca lidhje ka me drejtorin e ri dhe me lamen bajamen
po ket salle te renuar sikur i ka ren bomba ku e kan gjet?
PërgjigjuTë vij turp Artan Lame, jep dorëheqjen shporru nga pronat, je ti I pa afte qe ndodhin cudira ne kadastrën e Vlorës, dhe pa pik turpi prezanton drejtorin e 10, në Vlorë duhen shporrur të gjithë pa përjashtim bashkë me ty, një institucion I korruptuar në shërbim vetëm për të fortët dhe ti je ne dijeni por të pëlqejnë leket prandaj ske marr masa. Unë jam super i majt por votën nuk jua jap më..
PërgjigjuKane marre aq shume Euro 500€, Sa qe kaloi lamja ne para infarkt ne zemer dhe akoma spo merr vehten, Se seshte kollaj me u bo pis, me e ngjy.. jo gishtin, por komplet krahun deri ne fyt, pastaj te thuash se bej dot, Hajt suksese drejtorit te 18-te brenda vitit
Përgjigjuprit prit, gjithe keto emerime .....????!!!! Atehere ta fillojne nga koka, te largohet vet Lame i pari . Deri sa ka gjithe keto deshtime , atehere kush e ka fajin??? Padyshim paaftesia e drejtuesve, konkretisht LAME
PërgjigjuO Lame o don kishot..kush i kontrollon zyrat tuaja...problemet i ke ne Vlore,Fier,Durres,Tirane Shkoder...5 qytete nuk kontrollon dot????eshte qesharake....po mire turp nuk keni,po frike nga vota që po vjen keni?apo vari leshte....do ti marresh votat ti dhe mjekercjapi..hahahi
Përgjigju