Kryebashkiaku Erion Veliaj në Fshatin e Festave, Tiranë

Sociale

U kthye në epiqendrën e festimeve, Veliaj: 'Fshati i Festave' do të qëndrojë hapur deri më 7 janar

3 Janar 2019, 19:51| Përditesimi: 3 Janar 2019, 20:10

  • Share

Festat kanë mbaruar, por fshati i festave do mirëpresë qytetarët gjer në 7 janar. Lajmi është dhënë nga vet kryebashkiaku Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetin social "Twitter".

"Festat kanë mbaruar, por fshati i festave do të rrijë gjer në 7 janar që vogëlushët të argëtohen tek pista e akullit e karuselet gjer sa të fillojë shkolla. Por vishuni trashë kalamaja, se është pak ftohtë", shkruan Veliaj.

Bashkia e Tiranës, sikurse edhe kryeqytetet e Europës, ngriti në sheshin "Skënderbej" "Fshatin e Festave", që u kthye shumë shpejt në një ambient festiv ku qytetarët mund të kalojnë kohën e tyre dhe të argëtohen.

Me mijëra qytetarë sëbashku me familjet e tyre shijojnë cdo pasdite aktivitetet e shumta që organizohen në shesh, por edhe lojërat për fëmijë apo produktet lokale.

Kryebashkiaku Erion Veliaj me bashkëshorten e tij në Fshatin e Festave 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: