Sulmi ndaj varrit të Mahsa Aminit

U kthye në simbolin e revolucionit të grave dhe vajzave në Iran, vandalët përdhosin varrin e 22-vjeçares që u ekzekutua pa të drejtë

23 Maj 2023, 21:32| Përditesimi: 23 Maj 2023, 21:37

  • Share

IRAN- Në Iran, Mahsa Amini nuk mundet as të prehet e qetë. Simboli i revolucionit të grave dhe vajzave në Iran, Mahsa Amini e cila u ekzekutua pa të drejtë për mos mbajtjen në “mënyrë korrekte” të hixhabit, i është përdhosur varri i saj duke mos e lënë as të prehet e qetë.

Lajmi u bë i ditur nga mediat e huaja ku publikuan edhe foto të vandalizmit ndaj Mahsa Aminit.

Fotot e postuara nga familja e saj në Instagram tregojnë se paneli i xhamit që mbulon monumentin e saj është thyer, si dhe imazhi i saj në një monument në një varrezë në qytetin perëndimor iranian të Sakez është dëmtuar. Ky është sulmi i dytë 

Më 16 shtator 2022, Mahsa Amini, 22-vjeç vdiq në Iran, ndërsa ishte në paraburgim nga policia. Amini u arrestua nga Patrulla e Udhëzimit, skuadra morale e Komandës së Zbatimit të Ligjit të Republikës Islamike të Iranit që mbikëqyr zbatimin publik të rregulloreve të hixhabit, për mosmbajtjen e duhur të hixhabit. Më shumë se 75 të vrarë dhe 1200 persona kanë rënë në pranga nga protesta e ndezur në Iran për revoltën e vajzës 22-vjeçare të cilën e vranë padrejtësisht.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maria: 24/05/2023 08:43

    Ne Iran vajzat dhe grate luftojne ta heqin shamine kurse ne Shqiperi dhe Kosove po behet shpelarje trush ta vene.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?