Emigranti shqiptar rrëfen si kalon ditën i vetëkarantinuar në hotel: Ushqimin e hamë në dhomë, dalim vetëm në ballkone (VIDEO)

16 Prill 2020, 18:28| Përditesimi: 17 Prill 2020, 10:18

  • Share

TIRANË- Stefan Nikolla, një nga 30 emigrantët që janë vetëkarantinuar në hotel të Gjirokastrës, në një intervistë ekskluzive për Report Tv ka dhënë detaje se si kalojnë ditët të mbyllur vetëm brenda katër mureve.

Në dhoma qëndrojnë nga dy persona, në këtë rast Stefani është së bashku me vëllanë e tij. Fillimisht, përpara se të vëtëkarantinoheshin në hotel, atyre u është bërë tamponi dhe fatmirësisht përgjigja ka qenë negative. Shpenzimet e fjetjes do të paguhen nga Bashkia, e ndërsa për ushqimin paguajnë ata vetë nga buxheti i tyre. Ushqimin të gjithë e konsumojnë në dhoma, referuar menusë që ka hoteli dhe që u është shpërndarë secilit prej tyre, ku porosia bëhet me anë të telefonit.

Nuk kanë asnjë formë kontakti me persona të tjerë që janë jashtë dhomës, as me personelin e hotelit dhe as me emigrantët e tjerë. "Pika e takimit" janë ballkonet, siç tregon Nikolla, në intervistën e dhënë për emision "Repolitix" në Report Tv për të biseduar dhe thyer monotoninë.

Pastrimi bëhet një herë në dy ditë, por vetëm në korridore. Dhomat, rrëfen Nikolla, pastrohen nga vetë emigrantët. Gjithçka ka ndryshuar në përditshmërinë e tyre përgjatë këtyre 7 ditëve, edhe komunikimi me familjarëve. Nëse më parë, për shkak të punës kanë komunikuar 1 apo 2 herë në ditë, sot për shkak edhe të kohës së lirë që kanë në dispozicion, siç rrëfen Nikolla bisedojnë në rrjetet sociale 5-6 herë brenda 24 orëve.

Ndërkohë, ai bën me dije se nuk kanë pasur fare kontakte me uniformat blu pasi janë gjatë gjithë kohës të mbyllur në dhomë.

Intervista e plotë
Prej sa ditësh jeni në karantinim?
Stefan Nikolla, Emigranti: Ne sot bëjmë 7 ditë që jemi karantinuar në një hotel në Gjirokastër.

Sa veta jeni në dhomë?
Stefan Nikolla, Emigranti: Jemi nga dy veta dhe konkretisht jam me vëllanë, Nikollën.

Ku i konsumoni vaktet, brenda në dhomë apo shkoni tek restoranti i hotelit?
Stefan Nikolla, Emigranti: I konsumojmë në dhomë të gjitha vaktet, na kanë sjell një menu dhe i marrim në telefon se çfarë duam të porosisim.

Sa paguhet për hotelin dhe ushqimin?
Stefan Nikolla, Emigranti: Për hotelin bashkia thotë që do e paguajnë ato ndërsa për ushqimin është me menu dhe varet nga ajo që porosisim.

Keni komunikim me familjarët jashtë?
Stefan Nikolla, Emigranti: Po komunikojmë çdo ditë nga telefoni me familjarët, 5-6 herë në ditë.

Çfarë kontrollesh mjekësore kanë bërë deri më sot aty me ju?
Stefan Nikolla, Emigranti: Na kanë bërë vetëm tamponët dhe asgjë tjetër. Nuk ka ardhur asnjë mjek për të na vizituar pasi jemi shëndoshë e mirë.

Ka emigrantë të tjerë në atë hotel?
Stefan Nikolla, Emigranti: Mund të jenë rreth 30 emigrantë të tjerë në këtë hotel ku jemi edhe ne.

Ka kontakte personeli i hotelit me ju që jeni aty? Sa herë bëhet pastrimi i dhomës?
Stefan Nikolla, Emigranti: Jo personeli i hotelit nuk ka kontakte kontakte me ne. Pastruesja vjen një herë në dy ditë dhe pastron 3 herë.

Kush janë masat higjenike që ka marrë hoteli ?
Stefan Nikolla, Emigranti: Vetëm kanë pastruar korridorin sepse dhomat i pastrojmë ne.

Po policia bën kontrollin e hyrje-daljeve?
Stefan Nikolla, Emigranti: Nuk kemi patur kontakt fare me to sepse jemi të mbyllur në dhomë si në burg.

Po me dhomat e tjera keni komunikim?
Stefan Nikolla, Emigranti: Komunikojmë vetëm nëpërmjet ballkonit.

Po përgjigjia e tamponëve ju ka dal?
Stefan Nikolla, Emigranti: Po na ka dal të gjithëve në rregull pasi kemi ardhur nga vende që nuk kanë probleme.

Dhe 7 ditë ju ka mbetur?
Stefan Nikolla, Emigranti: Qeveria ka marrë masa të panevojshme sepse këto ligje nuk ekzistojnë askund, vetëm në Shqipëri.

A ka dal ndonjë nga hoteli këto ditë?
Stefan Nikolla, Emigranti: Absolutisht nuk ka dalë askush, këtu jemi të gjithë. Kur u nisëm në fillim autoritetet greke na lejuan pasi dogana greke është e hapur 24 orë. Ne u nisëm të vinim dhe dogana shqiptare ishte e mbyllur. Vetëm dogana jonë nuk na lejon.

30 emigrantët kanë hyrë përmes pikës kufitare të Kakavijë. Ndërsa, në të njëjtin hotel ku qëndrojnë të karantinuar këta shtetsa shqiptarë ka ende dhoma bosh në pritje të ardhjes së emigrantëve të tjerë nga Greqia. Sikundër u bë me dije më herët nga kryeministri Rama se qeveria ka bërë gati një paketë për fazën e dytë të riatdhesimeve që do të nisë ditën e shtunë në datë 18 Prill. Këtë të enjte, në Kakavijë orët e para të mengjesit mbërritën edhe 15 emigrantë të tjerë, kryesisht punëtorë sezonal. Janë afrërsisht 130 emigrantë, që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme. Disa prej të cilëve, të ndaluar nga uniformat blu, ku më pas janë dërguar për karantinim në hotel për 14 ditë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Avni: 16/04/2020 23:52

    Kryesore eshte qe jeni mire dhe sa per ato qe nuk ndolle ne asnje vend te botes je gabim... Ne Australi e kane bere identikisht ashtu sic po i mbajne njerezit nga 14 dite ne karantine derisa mos te jene rrezik per te tjeret. Ashtu edhe Singapori apo Kina. Por vetem nje gje qe nuk me erdhi mire dhe ajo ishte mbyllja e kufirit per shtetasit Shqipetare dhe kjo eshte gabim per mendimin tim pasi shume mire mund ti karantinosh njerezit neper hotele. Ne Kohe te veshtira merren vendime te veshtira.

    Përgjigju
  • Vucicdoli: 16/04/2020 19:29

    o zoteri cfare kupton ti me fjalen karantine?

    Përgjigju
  • Toni: 16/04/2020 19:20

    Po ku në djallë do shkoni! Trus bythen në hotel se po dulet nga aty vetem sherr do bëni. Kafenet janë të mbyllura, për uzina pune, in garantoi, që nuk jeni. Trus bythen.

    Përgjigju
  • luli: 16/04/2020 19:06

    Po mire o çun ti nuk je ne kavalishence edhe ne qe jemi ne shtepi ne karantine pre 1,5 muaj si ne burg jemi ose rie atje ku te zuri siç po rri une Se po nuk zbatove ligjin ndeshkohesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?