Deputeti demokrat i qarkut Durrës, Ferdinand Xhaferraj, ironizoi sot koalicionin e opozitës “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” dhe kreun e tij Sali Berisha.
Teksa është një prej atyre qw nuk mori pjesw nw primare, Xhaferraj komentoi gjatë hyrjes në Parlament edhe situatën politike para zgjedhjeve të 11 majit, duke mos e kursyer as sarkazmën.
Ai tha se me “3 burrat e shtetit, Berisha, Gjuzi dhe Jenisheri”, kryeministri Rama “po tmerrohet”.
“Është një koalicion me 3 burra shteti. Me Kujtim Gjuzin, Selami Jenishehrin dhe Sali Berishën do e bëjmë Shqipërinë madhështore. Kjo treshe po e tmerron Edi Ramën dhe mazhorancën. Ky është një koalicion me 3 burra shteti.
Të gjithë biem dakord se lista e PD-së e ka frikësuar dhe tmerruar Edi Ramën. Në mënyrë të padiskutueshme që do e bëjë Shqipërinë madhështore sepse ka parime konservatore, sepse gjithçka fillon nga familja për të qenë madhështore, është e sigurt se më 11 majin do bëhet Shqipëria madhështore”, tha Xhaferraj mes të tjerash.
Lista e PD-së konfirmoi edhe një herë se mbizotëroi “Klani i Berishës” për parlamentin e ardhshëm në listat e mbyllura dhe me mandat të sigurt për deputetë, me projektin e deklaruar tashmë për të goditur drejtësinë e re.
Lajmi kryesor:
Flasin të ‘përjashtuarit’ e Berishës/ Tabaku: E meritoja një vend të sigurt, në PD asgjë s’mu fal! Sula: U shkel vota e primareve! Kryemadhi ‘dashuri’ politike: Do votoj Metën
A.Q/SI.E./ReportTv.al
