Ish-deputeti i PD-së Astrit Veliaj

U la jashtë liste, ish-deputeti shpreh hapur indinjatën ndaj PD-së: Farsa zgjedhore për të eleminuar njerëz të ndershëm! Investimi politik ndër vite s'mund të zhbëhet vjedhurazi

2 Tetor 2020, 20:46| Përditesimi: 2 Tetor 2020, 20:56

  • Share

Ish-deputeti i PD-së për Beratin, Astrit Veliaj, i cili u la jashtë listave për kandidat për deputet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më 25 prill, ka reaguar i ndinjuar duke e quajtur një farsë zgjedhore këtë proces.

Përmes një reagimi në rrjete sociale ai ka shkruar se po eleminohen njerëz me kontribute social-politike,

"Lufta kundër pandershmërisë! 'Orientali shqiptar bashkohet me të tjerët si ata ujqërit që shkojnë së bashku në prehë dhe po si ujqërit shqyejnë shokun e vet kur dobësohet apo plagoset përgjatë udhës’. Këto fjalë janë shkruar sot e 90 vjet më parë, por duket se kjo kulturë nuk na është ndarë. Krist Maloki, ky studiues shqiptar ne Austrinë e shekullit të XX, ishte ndër të parët që evidentoi shpirtin rudimentar të politikanit shqiptar. Sipas tij, kjo specie jeton për llokmën dhe per fronin, jo për nderin dhe principet. Këtu duhet të fillojë ndryshimi ynë - lufta me pandershmërinë duhet të nisë me veten dhe shtrihet në mbarë shoqërinë.

Organizatat efektive ngrihen mbi integritetin dhe konkurencen e ndershme, jo mbi intrigat e klaneve korruptive. Keshtu nuk vjen ndryshimi. Keshtu riciklohet vazhdimisht e keqja. Këtu qëndron roli i lidershipit. Miti se uji buron i pastër nga lartësitë, por bëhet pis në ultësira është i gabuar. Baza reflekton shpirtin e qëndrës, ushtarët fytyrën e shefit të tyre. Njerezit imitojne prijesin, panndershmeria e tij behet pjese e kultures se pergjithshme. Prandaj jemi shoqëri me vlera dhe përfaqësi të përmbysura.

Farsat zgjedhore për të eleminuar njerëzit me realizime profesionale dhe kontribute social-politike cenojnë rëndë klimën e besimit, të përkatësisë dhe të bashkëjetesës në një familje politike", shkruan ai.

Përmes reagimit të tij ka zgjedhur ti përcjellë disa mesazhe opozitës, duke kujtuar kontributin që ka dhënë në PD prej vitesh, teksa thekson se nuk mund të zhbëhet vjedhurazi.

"Investimi politik i viteve dhe viteve nuk mund të zhbëhet vjedhurazi, në gosti netësh te errëta ku mbi fundosjen e njerëzve të ndershem, ndahen parcelat imagjinare të pushtetit të nësërm. Ketu kemi arritur fundin. Partite duhet të organizohen për të promovuar, jo për të eleminuar. Eleminimi është kulturë e organizimeve okulte dhe nuk i përshtatet institucioneve demokratike.

Investimi politik i viteve dhe viteve nuk mund të zhbëhet vjedhurazi, në gosti netësh te errëta ku mbi fundosjen e njerëzve të ndershem, ndahen parcelat imagjinare të pushtetit të nësërm. Ketu kemi arritur fundin. Partite duhet të organizohen për të promovuar, jo për të eleminuar. Eleminimi është kulturë e organizimeve okulte dhe nuk i përshtatet institucioneve demokratike.

Detyra bazike e cdo organizimi social e politik është ruajtja e kolegjialitetit, e respektimit te rregullave, të avancimit duke vlerësuar vitet e investimit dhe perkushtimit. Po u minua konkurenca e ndershme është djegur shpirti i një partie, i një kombi, i vete modernitetit tonë të pretenduar. Se sic thoshte Maloki oksidentalizmi nuk eshte veshje dhe qendrim plot kotësi neper sallone, por “kryerjen e një detyre të ndershme fund e krye, pa u tunduar nga përfitimi material”. Te harxhosh shume energji per t’ia hedhur te tjereve nuk ben kurre prokopi. Asgjë nuk të rrënon më shumë se kur tjeter thua dhe tjeter ben, tjeter hiqesh dhe tjeter je, kur standardet i ke maskim per te kaluar dredhitë. Shtetari shquhet per ndershmeri edhe me kundërshtarët, impostori politik kur gënjen edhe luftëtarët e tij. Nëse politika nuk ushtrohet si modeli i integritetit dhe dobishmerisë publike pa perfitime individuale, ajo kthehet në tregëti interesash të paskrupullta në dëm të zhvillimit kolektiv", përmbyll Veliaj.

Veliaj ishte një prej kandidatëve që nuk arriti të kualifikohet në votimin për kandidatët e PD-së për degën Berat. Dhjetë të tjerë u kualifikuan për garën e mëtejshme.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatosi-kosove: 03/10/2020 23:30

    Shume nga ish deputet apo militant te PD-s do ta njohin çdo dite e me shume bashen e tbirin e tij berishen,ne fakt berishen e tbirin e tij bashen,por se Kane lujtur rolin e kafshes nuk do ta pranojne deri sa tu vie radha,Kane qeshur e festuar kur vrane Olldashin, Kane qeshur e share Patozin,jozefinken, e shume te tjere tash po e perjetojne edhe vet,ju erdhi dita ta njohin bashen, berishen po fazlliq serbin se si se si e njohin,si burr te dyve apo si vrases te shqiptareve,lum kush mbetet jasht klikes vrastare e mjer kush behet mish per qen ne fakt sherbetor i dyshes vrastare sali basha e lul berisha, kriminel njani kriminel tjetri.

    Përgjigju
  • Jani: 03/10/2020 09:35

    Ky injorant te hetohet nga spaku se ku i gjeti parate pee te bere universitete,,,thone qe luan paret e mediut...

    Përgjigju
  • Akrepi: 03/10/2020 08:46

    Ndoshta individualisht keni te drejte , por brenda kolektivit , duhet te te zgjedhin ; prandaj ankimi juaj eshte i pa drejte . Ju ndoshta keni ivestuar per forcimin e PD-se , prandaj dhe PD-ja ju ka shperblyer maksimalisht . Mirpo ne shoqerine ,- por edhe kudo- , ka nje zhvillim , ka nje evolucion , duhet te zbatojme rregullat e zhvillimit .Juve zoteri , punuat , fituat , e mbaruat ciklin tuaj , tani hap rrugen , se ka forca te reja , me ide e energji te reja , respekto mundesite qe paraqiten , qe shqiperia te ec perpara . I gjithe populli ka te drejte , por edhe detyre , te pregatitet , te punoje te prodhoje te ndertoje te fitoje , por vjen nje kohe , te hap krahun , se vijne forca te reja , me energji e dije , shume me te perparuara .Kush nukse e perkrah dhe ben kete , ose e ka mbyt megalomania , ose ekonomia , ose padia .Zoterinj te nderuar , kete toke , kete ajer , kete ekonomi e kemi te gjithe se bashku ; nukse eshte pron e askujt - individualisht - cilidoqofte ai ; prandaj , punoni , fitoni dhe hapni rrugen me te pregatiturit , te jap secili ,- qe e ka mundesine- , ndihmesen e tij , per ta cuar shqiperine ne perparim .

    Përgjigju
  • Adi: 02/10/2020 21:32

    Ik mor mi kanalesh, je mesu me pushtet ti me vjedh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?