TIRANË- "Kontratën e kam me PD"! Kështu shprehet ish- kreu i PD-së në Fier, Luan Baçi në një prononcim për Report Tv pasi Komisioni e la jashtë listës. Ai thotë se e respekton komisionin për punën e tij, por për Baçin ai vendim nuk është shumë i rëndësishëm për aq kohë sa strukturat e tjera të PD e kanë vlerësuar maksimalisht.
"Unë e kam kontratën me Partine Demokratike, me strukturat e degës dhe gjithë anëtarësinë e saj që më ka votuar, në mënyre plebishitare dy herë për kryetar dege dhe më i vlerësuari, me po thuaj fare kontestime, në votimin që u bë për listës së kandidatëve për deputet. E respektoj komisionin në punën e tij", tha Baçi.
Ditën e djeshme selia blu publikoi listën e kandidatëve të skualifikuar nga Komisioni prej 5 anëtarësh. Mes të skualifikuarve ishin emra të njohur me kontribute në selinë blu si Tritan Shehu, Ervin Salianji, por dhe Endri Hasa. Vendimin përfundimtar nëse këta kandidatë do të jenë në listat e PD për zgjedhjet e 25 prillit do ta japë kryesia dhe Lulzim Basha.
Lista e të skualifikuarve nga Komisioni
1. Andon Frrokaj
2. Arben Kashahu
3. Endri Hasa
4. Ervin Salianji
5. Fatbardha Kadiu
6. Izmira Ulqinaku
7. Lindita Metaliaj
8. Lorenc Luka
9. Luan Baci
10. Nadire Meçorapaj
11. Romeo Gurakuqi
12. Tritan Shehu
13. Xhemal Gjunkshi
Po ky myteberi nuk eshte Fierak..y eshte ardhacak ne Fier.Mos eshte nga nje fshat me ramoz Rucin?
Përgjigjuo luan budallai te shtrydhen ne protesta,tani te hodhen ku e ke vendin ne plehra
PërgjigjuTi kishe kontrate me ket temin pse e prishe?
PërgjigjuO NAÇI TAÇI BAÇI NUK SHKOHET MË PËRPARA ME NJERËZ SI TY E ÇUNI SHEGËS E TRITAN PRESHI JENI TË MBARUAR SE KUPTON O I URUAR.
PërgjigjuPo luan baci nuk po e kupton akoma qe eshte legen dhe si legen do trajtohet pergjidhmon ..cudi qe se kupton qe eshte legen..
PërgjigjuMire e ke thene, por duhet ti shosh edhe nje fakt tjeter qe eshte legen i cpuar me disa vrima dhe ben zhurme te madhe kur e rrokullisin