Daniel Pepaj dhe Rrok Pepaj

U la në burg për kultivim kanabisi/ Babai i autorit të vrasjes së dy të rinjve në Malësinë e Madhe bën rekurs për masën e sigurisë

25 Nëntor 2020, 11:00| Përditesimi: 26 Nëntor 2020, 15:23

  • Share

Rrok Pepaj babai i Danjel Pepajt, ky i fundit i akuzuar për vrasjen e Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj në Vrith të Malësisë së Madhe, ka bërë rekurs për masën e sigurisë "arrest me burg", pasi u dënua nga Gjykata e Apelit në Shkodër për kultivim kanabisi.

Rrok Pepaj u arrestua si bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit pasi u gjetën dy viktimat afër një parcele droge që dyshohet se është e djalit të Danjel Pepaj që ende nuk është arrestuar dhe vazhdon të jetë në kërkim nga policia.

Gjykata e shkallës së parë e la me masën e sigurisë “arrest me burg” Rrok Pepajn ndërsa të njëjtën masë sigurie dha edhe gjykata e apelit në Shkodër. Në sallën e gjyqit Pepaj ka mohuar se ai ka lidhje me kultivimin e kanabis sativa.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?