Në dëshminë e tij në GJKKO ku u njoh me masën e sigurisë arrest në burg, Jamarbër Malltezi ka përdorur të njëjtin version si Sali Berisha për t'u mbrojtur duke thënë se të gjitha procedurat për privatizimin e ish- kompleksit Partizani kanë nisur në vitin 2000. Ai ka pretenduar se inventarizimi është firmosur nga kryeministri Edi Rama, që në atë kohë ishte kryetar bashkie.
"Nuk e dija që isha unë armiku. Të gjitha procedurat për privatizimin e objektit, kanë nisur në vitin 2000. Inventarizini është firmosur nga kryeministri aktual Edi Rama, që ne atë kohë ishte kryetar bashkie. E gjithë prona nuk ka qënë zonë sportive, siç pretendon prokuroria, por ka qënë pjesërisht sportive dhe pjesërisht banimi. Zona sportive ka qene me uzurpues të pa ligjshëm i cili pretendonte se e kishte të regjistruar shoqëri aksionere Kf Partizani. Vetë ministria e Mbrojtjes në kohën e pandeli Majkos ka hapur një proces gjyqësor në gjykatën e Tiranës. Në atë kohë gjykata shfuqizoo Kf Partizanin të regjistrohej si shoqëri aksionere. Unë jam profesor doktor dhe jetoj në Shqipëri edhe pse kam patur mundësi të largohem. Hetimi prej vitit 2020 po mbahej qëllimisht dhe unë kam qenë në dijeni të këtij procedimi", tha Malltezi, siç ka mësuar Report Tv.
Lajmi kryesor:
Afera e privatizimit të ‘Partizanit’, lihet në burg Jamarbër Malltezi: Ka firmosur Rama, unë jam profesor doktor! 'Detyrim paraqitje' për ndërtuesin Bektashi
B.K/ReportTv.al