Dritan Hoxhaj, i cili njihet ndryshe edhe me nofkën, ‘Kobra’ do të qëndrojë në burg. Hoxhaj nuk ka thënë asnjë fjalë lidhur me vrasjen, por para togave të zeza ka deklaruar se 35-vjeçari, Enver Amrllahi, i cili është lënë në burg nga gjykata, është vëllai i tij prej nënës dhe sipas ‘Kobrës’ nuk ka qenë i pranishëm në momentin kur ka ndodhur ngjarja, ashtu siç thuhet në kërkesën e Prokurorisë. Sipas Hoxhajt, ai ka shkuar në lokalin ‘Kobra City’ pasi ka marrë vesh lajmet se ka ndodhur diçka në lokal.
“Pajtohem me fjalët e avokatit, veç deshta me shtu diçka në lidhje me Enver Amrallahun, ky është vëllau prej nanës. Ky ka ardhë masi ka ndodhë, masi ka ni prej tjerëve që ka ndodh diçka në lokal, ka ardhë masi me policinë mrapa krejt kur janë marrë deklaratat krejt, kanë ardhë e kanë nxanë aty si vlla”, tha i dyshuari Hoxha.