Ish-shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj i ka bërë rekurs në gjykatën e Lartë vendimit për lënien e tij në burg nga Apeli i GJKKO nën akuzën se ka ndihmuar ‘baronin’ e drogës Gëzim Çela në aktivitetin kriminal të trafikut të drogës.
Metaj i cili kërkon zbutjen e masës së sigurisë, akuzohet se ka ndihmuar gëzim Çelën që ky i fundit, si një person i shpallur në kërkim, të mos kapej nga forcat e policisë. Gëzim Çela u arrestua pak javë më parë në Kosovë dhe pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.
Metaj në dosjen e SPAK del me rol të rëndësishëm të trafikut të drogës, vijimësi e operacionit “Flakë në Det”, i nisur që në 15 gusht të këtij vitit. Thuhet se për Metën dhe Çelën janë zbuluar dhjetëra komunikimeve në celular, një pjesë e të cilëve u sekuestruan pasi u kap veliera në det duke u djegur. Mes tyre janë gjetur biseda të shumta të Metajt me Gëzim Çelajn dhe 2 të tjerët të shpallur në kërkim.
Policia e Shtetit zbarkoi mbrëmjen e 9 tetorit 2023 në Fushë Kuqe për ekzekutimin e 4 urdhër-arresteve të SPAK dhe përveç arrestimit të kreut të komisariatit Kurbin dhe shpalljes në kërkim të Gëzim Çelajt, u shpallën në kërkim edhe Arben Dalipaj, nga Vlora dhe Roland Guza nga Durrësi, të cilët dyshohet se janë larguar më herët jashtë vendit. Operacioni është një vijim i atij “Flakë në Det” të nisur më 15 gusht 2023.
Po nuk moren denime te renda dhe pa asnje lehtesi ligjore keta personazhe, madje akoma me te renda se nje trafikant i mirefillte, ky fenomen i krimineleve ne radhet e organeve te rendit e te drejtesise,nuk ndalet lehtesisht!!
Përgjigju