Pallati ku ndodhi incidenti në Lushnjë

Kronikë

U la një cigare ndezur dhe mori flakë ballkoni, për pak nuk u shkaktua një tragjedi në pallatin në Lushnjë

3 Tetor 2021, 11:01| Përditesimi: 3 Tetor 2021, 11:03

  • Share

LUSHNJE- Pakujdesia e cila për pak nuk u shndërruar në një tragjedi, shkaktoi zjarr në një banesë në katin e tetë të një pallati dhjetëkatësh në qendër të Lushnjës.

Ishte një cigare e lënë ndezur ajo që shkaktoi flakën që dogji orendi shtëpiake në ballkon dhe dritaren e njërës prej dhomave.

Banorët e pallatit pasi kanë parë që dilte tymë nga banesa e katiti 8-të kanë njoftuar zjarrfikësen. Këta të fundit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë parandaluar përhapjen e zjarrit në brendësi të banesës.

Ky operacion ka qenë me vështirësi për punonjësit e zjarrfikëses pasi në asnjë pallat nuk ka shkallë emergjence por edhe mjeti zjarrfikëses nuk ka shkallë për të shkuar në lartësi të tilla.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?