Kronikë
Top 24

U lanë përgjysmë me një krah e me një këmbë, Rama: 7 urat në Rrugën e Kombit përfundojnë për punë ditësh

20 Gusht 2019, 13:40| Përditesimi: 20 Gusht 2019, 14:07

  • Share

Për pak ditë 7 urat në Rrugën e Kombit do të përfundojnë në të dy krahët. Lajmin e ka dhënë kryeministri Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ku me ironi i quan 7 'gjysmëgjela'  me një krahë e me një këmbë. Urat në Rrugën e Kombit u lanë pa përfunduar në qeverinë Berisha, ndërsa Rama thotë se tashmë falë investimit të qeverisë së tij, do të jenë 7 ura spektakolare të hapura në të dy krahët e qarkullimit.

Për shkak se autostrada vinte dhe ngushtohej në çdo urë, ishin kthyer në burim aksidenti, por tashmë ngushtimi i kësaj rruge duket se do të marrë fund.

"EDHE PAK… punë ditësh dhe 7 “gjysmagjelat” me një krah e me një këmbë, në Rrugën e Kombit, ku vargu i makinave mblidhej për vite si në grykën e shishes dhe aksidentet ishin të vazhdueshme, do të jenë 7 ura spektakolare të hapura në të dy krahët për qarkullimin" shkruan Rama.

Pak më parë Rama postoi edhe disa foto krahasuese të transformimit të lumit që kalon mes Fierit duke e krahasuar me 'Lanën' në Tiranë.

Komento

Komente

  • bulldum kazan: 21/08/2019 05:33

    Sa vajti me gjithe keto investimet kjo e ashtuquatura rruga e kombit? 4 apo 5 miliarde euro?

    Përgjigju
  • Meta: 20/08/2019 14:06

    Po "Udha e kombit" qe mundesoi vjedhjen ordinere te Salihut e Lulit,vetem nga Morina e deri ne dalje te Kukesit, tet3e ura ishin me nga nje krah,Tani nga Kalimashi e deri ne Milot ishte dhe ende eshte rruge vetem me nje krah. Nga aty e dri te Autoudha Tirane_Durres ka apsur kilmetra vetem me nje krah.Ku avulluan kete mangesi,ku shkuan parate e ketyre teresive autoudhe me sigguri ne xhepat e kryeajdutve e ndertuesve te kryeqytetit te kanapisit Lazarat.

    Përgjigju
    • Pedagogët Profesorët Priftërinjtë Lazaratas: 20/08/2019 21:40

      Je ngjeshur gjë në kosht?

  • Agjenti: 20/08/2019 13:46

    Po mire qe urat do perfundojne por ai Lulzimi do mbaje pergjegjesi apo prape me leje lindje do shpetoje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?