Komisariati i Policisë në Lushnjë

U largua nga banesa 4 ditë më parë, 59-vjeçari në Lushnjë bën kallëzim për “zhdukjen” e bashkëshortes

1 Korrik 2022, 13:12| Përditesimi: 1 Korrik 2022, 13:16

  • Share

Një 49-vjeçare në Thanë të Lushnjës është larguar nga banesa e saj me datë 26 qershor dhe nuk është kthyer ende.

Kallëzimin në Policinë e Lushnjës për “zhdukjen” e 49-vjeçares L.SH. e bëri bashkëshorti i saj, 59-vjeçari SH.P. me datë 30 qershor.

57-vjeçari nuk ka komunikuar me bashkëshorten e tij gjatë ditëve të fundit.

Policia po punon për gjetjen e 49-vjeçares.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?